• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

BE: Partitë politike përgjegjëse për kandidatët që kanë zgjedhur

by
18/05/2015 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian i konsideron zgjedhjet vendore të 21 qershorit si një test i rëndësishëm për sa i përket rrugës së integrimit europian të Shqipërisë.

Deklarata është bërë ditën e sotme nga Komisioneri për Zgjerim dhe fqinjësinë e mirë, Johanes Hahn, gjatë takimit të 7 të Këshillit të Stabilizim-Asocimit në Bruksel me përfaqësuesit e qeverisë shqiptare.

Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët për mediat, Hahn tha se partitë politike janë përgjegjëse për kandidimin e njerëzve të inkriminuar, dhe veçanërisht përgjegjëse ndaj popullit shqiptar.

“Të gjitha partitë politike dhe aktorët e tjerë kanë përgjegjësi për sa i përket kandidimit të njerëzve dhe sigurisht që do të jetë e dobishme që të ngrihen disa rregulla. Njëlloj siç ndodh në shumë vende, edhe pse ka këndvështrime të ndryshme mbi këtë. Por kjo është një përgjegjësi e veçantë ndaj popullit shqiptar dhe shpresoj që kjo të respektohet nga palët në këto zgjedhje.” tha eurokomisioneri Hahn

Ndërsa Ministri i jashtëm letonez, Edgards Rinkevics, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian, tha se këto zgjedhje do të luajnë një rol mjaft të rëndësishëm në vlerësimin e unionit për nisjen e bisedimeve për integrimin europian të Shqipërisë.

Ministri i Jashtëm i Letonisë tha se partitë politike në Shqipëri përdorin retorika shumë të forta, duke bërë thirrje që këto retorika të ulen.

“Plitikanët janë mësuar që të kenë retorika shumë të forta. Dua që të qetësaohet situata. Ky proces do të monitorohet nfga BE.  Zgjedhjet janë jë hap shumë i rëndësishëm. Është një përgjegjësi ndaj qytetarët shqiptar ndaj jam dakord me atë që thotë presidenti se nuk ka një ndarje në zgjedhje parlamentare apo lokale. Do ketë një grup vëshguesisht nga OSBE”, tha Rinkevics.

Next Post

Shënim/ Të paktën të ishin budallenj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com