Bashkimi Europian i konsideron zgjedhjet vendore të 21 qershorit si një test i rëndësishëm për sa i përket rrugës së integrimit europian të Shqipërisë.
Deklarata është bërë ditën e sotme nga Komisioneri për Zgjerim dhe fqinjësinë e mirë, Johanes Hahn, gjatë takimit të 7 të Këshillit të Stabilizim-Asocimit në Bruksel me përfaqësuesit e qeverisë shqiptare.
Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët për mediat, Hahn tha se partitë politike janë përgjegjëse për kandidimin e njerëzve të inkriminuar, dhe veçanërisht përgjegjëse ndaj popullit shqiptar.
“Të gjitha partitë politike dhe aktorët e tjerë kanë përgjegjësi për sa i përket kandidimit të njerëzve dhe sigurisht që do të jetë e dobishme që të ngrihen disa rregulla. Njëlloj siç ndodh në shumë vende, edhe pse ka këndvështrime të ndryshme mbi këtë. Por kjo është një përgjegjësi e veçantë ndaj popullit shqiptar dhe shpresoj që kjo të respektohet nga palët në këto zgjedhje.” tha eurokomisioneri Hahn
Ndërsa Ministri i jashtëm letonez, Edgards Rinkevics, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian, tha se këto zgjedhje do të luajnë një rol mjaft të rëndësishëm në vlerësimin e unionit për nisjen e bisedimeve për integrimin europian të Shqipërisë.
Ministri i Jashtëm i Letonisë tha se partitë politike në Shqipëri përdorin retorika shumë të forta, duke bërë thirrje që këto retorika të ulen.
“Plitikanët janë mësuar që të kenë retorika shumë të forta. Dua që të qetësaohet situata. Ky proces do të monitorohet nfga BE. Zgjedhjet janë jë hap shumë i rëndësishëm. Është një përgjegjësi ndaj qytetarët shqiptar ndaj jam dakord me atë që thotë presidenti se nuk ka një ndarje në zgjedhje parlamentare apo lokale. Do ketë një grup vëshguesisht nga OSBE”, tha Rinkevics.









