• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE nuk do hapë asnjë kapitull me Serbinë, arsye për këtë s’është Kosova

by Java News
04/06/2019 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat e Kroacisë raportojnë se Serbia mori një dush të ftohtë nga Brukseli këtë muaj pasi nuk do të hapet asnjë kapitull i vetëm deri në fund të Presidencës rumune të BE-së

Serbia shpreson të hapë së paku kapitullin 9 mbi shërbimet financiare, por për këtë nuk ka konsensus në Këshillin e BE, edhe pse Rumania po punon për të marrë mbështetje për të, shkruan Euractiv.jutarnji.hr.

BE hedh poshtë pretendimet se bëhet fjalë për bllokadë, por sipas burimeve diplomatike të Euractiv.jutarnji.hr, deri te kjo ka ardhur pasi Serbia nuk i ka plotësuar kushtet e nevojshme për të bindur shtetet anëtare se mund të ecë përpara në negociatat e pranimit, transmeton KosovaPress.

Disa vende anëtare të BE-së kanë kërkuar që raporti i fundit mbi progresin e Serbisë, botuar nga Komisioni Evropian javën e shkuar, të lexohet me kujdes dhe pastaj do të jetë më e qartë pse negociatat nuk shkojnë sipas ritmit të dëshiruar.

Edhe pse normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është një kusht kyç që Serbia duhet të përmbushë në procesin e pranimit, i cili përfshihet në Kapitullin 35, nuk ishte në këtë kohë arsyeja për mos hapjen e kapitujve të tjerë.

Euractiv.jutarnji.hr gjithashtu shkruan se mediat serbe shpesh përmendin se Kroacia qëndron prapa ngadalësimit të negociatave, por thekson se kjo nuk është e vërtetë. “Shumica e kapitujve nuk hapen për shkak të skepticizmit më së shpeshti në Francë, Gjermani dhe Holandë. Këto vende nuk janë ndryshe shumë të prira për të përshpejtuar procesin e zgjerimit, pavarësisht nga vendi kandidat”, shkruan media kroate.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ E bleu 6 $ dhe e mbajti në sirtar për 55 vjet, tani guri i shahut vlen 1.3 mln $

FOTO/ E bleu 6 $ dhe e mbajti në sirtar për 55 vjet, tani guri i shahut vlen 1.3 mln $

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjithçka gati për sulmin ndaj Iranit/ Flota e Trump: 12 anije, avionë luftarakë dhe dy nëndetëse

Gjithçka gati për sulmin ndaj Iranit/ Flota e Trump: 12 anije, avionë luftarakë dhe dy nëndetëse

January 30, 2026
Pranohen kushtet e Lapajt/ PD dhe aleatët gati të ulen në tryezë me partitë e tjera opozitare

Pranohen kushtet e Lapajt/ PD dhe aleatët gati të ulen në tryezë me partitë e tjera opozitare

January 30, 2026
Rama kritikoi paraburgimet, Zv/prokurori i pëgjithshëm italian: Ja ndryshimet që sugjerojmë!!

Rama kritikoi paraburgimet, Zv/prokurori i pëgjithshëm italian: Ja ndryshimet që sugjerojmë!!

January 30, 2026
Irena Gjoka zgjidhet zv. kryetare në GJKKO, drejtuese në detyrë pas emërimit në GJL të Sandër Simonit

Kur thashethemeve u vishet petku i ‘skandalit’, mbrojtje për gjyqtaren Irena Gjoka

January 30, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Më duket vetja si në 1990

January 30, 2026
Sharjah zyrtarizon largimin e Rey Manajt

Sharjah zyrtarizon largimin e Rey Manajt

January 30, 2026
Taulant Balla vijon ironinë ndaj PD pas “Foltores”: Ku vajtën krushqit? Dasmë si mos më keq këtë javë

“Berisha nuk meriton vëmendje”/ Analisti: Protesta me 200 veta të zemëruar s’është ngjarje

January 30, 2026
Antonio Guterres paralajmëron: OKB në prag të kolapsit financiar

Antonio Guterres paralajmëron: OKB në prag të kolapsit financiar

January 30, 2026
“Rikthim në skenën e krimit”/ Berisha sot në SPAK, Çupi: Sa më shumë lufton drejtësinë, më shumë fajtor bëhet

Irena Gjoka i kalon ILD-së, Çupi: Përrallë e Berishës me organizata ekstremiste greke

January 30, 2026
Operacion i madh antidrogë në Athinë, mes të arrestuarve edhe 2 shqiptarë! Aktiviteti në kampusin universitar, sekuestrohen…

Operacion i madh antidrogë në Athinë, mes të arrestuarve edhe 2 shqiptarë! Aktiviteti në kampusin universitar, sekuestrohen…

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In