• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

BE në luftë me Google, gjigandi informatik rrezikon gjobë miliarda euro

by Java News
20/04/2016 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian kundër “konkurrencës së pandershme” të Google. Antitrusti evropian ka nisur një sulm të ri kundër motorit të kërkimit më të famshëm në botë. Komisioni ka ngritur padi kundër gjigantit të internetit, duke e akuzar për “abuzim pozicioni dominues” për “kufizimet e imponuara” ndaj prodhuesve të smartphone-ve e tabletëve Android dhe ndaj operatorëve të telefonisë celulare, të cilët i detyron të para-instalojnë aplikacionet e tij, si Google search.

Sipas Brukselit, Google ka “ndërtuar një strategji në aparatet celularë për të ruajtur dhe forcuar dominimin e tij në fushën e kërkimeve në internet”, duke shkelur rregullat e Bashkimit Evropian.

Komisioni i ka dërguar Google-it një “Deklaratë objeksionesh”, hapi i parë formal i procedurës që mund të çojë deri në sanksione nëse kompania nuk ndryshon në veprimtarinë e saj, në përputhje me normat e BE. Brukseli zbulon se Google ka një pozitë dominuese në fushën e shërbimeve të kërkimit në rrjet, në atë të sistemeve operative për smartphone dhe në “app store” për pajisjet që përdorin sistemin Android. Hetimi i BE ka zbuluar se kompania detyron prodhuesit e smartphone të instalojnë Google Search e ta bëjnë atë motorin e paracaktuar të kërkimit, përtej Google Chrome. Në këtë mënyrë bëhet e mundur që aplikacionaet e tij të zënë pjesën më të madhe të aparateve, pasi 80 përqind e pajisjeve të shitura në Evropë përdorin Android.

Kjo praktikë, sipas BE, “u mbyll rrugën e tregut prodhuesve rivalë të aplikacioneve” dhe “dëmton konsumatorët, duke iu reduktuar konkurrencën e kufizuar novatorizmin”. “Vlerësojmë se qëndrimi i Google u mohon konsumatorëve zgjedhjen e gjerë në aplikacione e shërbime dhe pengon novatorizmin e konkurruesve të tjerë, duke shkelur rregullat e BE”, thotë komisarja për konkurrencën, Margrethe Vestager.

Google është përgjigjur menjëherë. “Jemi të lumtur të bashkëpunojmë me Komisionin Evropian, për të vërtetuar se Android është në të mirë të konkurrencës dhe konsumatorëve”, thotë Kent Walker, zëvendëspresident i Google, duke iu përgjigjur akuzave për “abuzim pozite dominuese”.

“Marrëveshjet tona me partnerët janë krejtësisht mbi baza vullnetare, kushdo mund të përdorë sistemin Android pa Google. Provojeni, mund të shkarkoni të gjithë sistemin operativ falas dhe të ndërtoni një telefon. Kompanitë e mëdha si Amazon e bëjnë”.

Next Post

Panama Papers: ShBA nis hetime pas pretendimeve për shmangie tatimore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

March 17, 2026

Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, sondazhi: 35.2% mendojnë se SPAK nuk ka prova shtesë

March 17, 2026
Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

March 17, 2026
Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

March 17, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

Zgjedhjet në PD/ Kthupi: Fitorja e Berishës s’vihet në dyshim, por gara rrezikon të “djegë” figurat e nivelit të dytë

March 17, 2026
Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

March 17, 2026
Alarmi: Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se qytetarët e BE

Alarmi: Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se qytetarët e BE

March 17, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, pasditja me reshje shiu

Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, pasditja me reshje shiu

March 17, 2026
Irani intensifikon sulmet, godet me dronë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani intensifikon sulmet, godet me dronë ambasadën amerikane në Bagdad

March 17, 2026
Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In