• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE ndaloi importin e mishit nga Brazili, AKU merr vendimin: Ja çfarë ndodh me ngarkesat e kontratave të firmosura, por që vijnë në Shqipëri pas 3 shtatorit

by A. Q
25/08/2026 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) njofton ndryshimet e reja lidhur me importin e produkteve me origjinë shtazore nga Brazili, pas rregullave të Bashkimit Europian.

Sipas AKU-t, Brazili është hequr nga lista e vendeve të treta ose rajoneve të autorizuara për hyrjen në Bashkimin Europian të disa kategorive të kafshëve dhe produkteve me origjinë shtazore të destinuara për konsum njerëzor.

Në këtë kuadër, AKU sqaron se ngarkesat e mishit të shpendëve dhe gjedhit me origjinë nga Brazili, për të cilat certifikata zyrtare shëndetësore veterinare është nënshkruar ose lëshuar përpara datës 3 shtator 2026, do të vijojnë të pranohen, edhe nëse mbërrijnë në territorin e Shqipërisë pas kësaj date.

Sqarimi vjen pas një takimi të zhvilluar më 28 maj 2026 në Bruksel, ndërmjet përfaqësuesve të Bashkimit Evropian të Tregtisë së Blegtorisë dhe Mishit (UECBV) dhe Drejtorisë së Përgjithshme për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore të Komisionit Evropian (DG SANTE).

Sipas BE, mishi nga Brazili ndalohet nga data 8 shtator dhe më pas të hyjë në vendet e Unionit, teksa nismës I është bashkuar edhe Shqipëria.

Njoftimi i AKU:

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaron se do të vijojë monitorimin dhe zbatimin e kërkesave ligjore, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të ndryshimeve në Rregulloren Zbatuese të Komisionit (BE) 2026/1189, me të cilën është ndryshuar Rregullorja Zbatuese e Komisionit (BE) 2021/405, bën me dije se Brazili është hequr nga lista e vendeve të treta ose rajoneve të tyre të autorizuara për hyrjen në Bashkimin Evropian të dërgesave të kategorive të caktuara të kafshëve dhe produkteve me origjinë shtazore të destinuara për konsum njerëzor.

Gjithashtu, referuar edhe Urdhrit të Ministrit nr. 294, datë 13.06.2006, “Për importin e mishit nga Republika Federative e Brazilit”, importimi i këtyre produkteve kushtëzohet nga miratimi prej Bashkimit Evropian i zonave dhe stabilimenteve të prodhimit.

Në kuadër të zbatimit të ndryshimeve, bëjmë me dije se më 28 maj 2026, në Bruksel, është zhvilluar një takim ndërmjet përfaqësuesve të UECBV (Bashkimi Evropian i Tregtisë së Blegtorisë dhe Mishit) dhe DG SANTE, gjatë të cilit përfaqësuesit e Komisionit Evropian kanë sqaruar se ngarkesat për të cilat certifikata përkatëse është lëshuar përpara datës 3 shtator 2026 do të vijojnë të pranohen në Pikat e Kontrollit Kufitar (BCP) të Bashkimit Evropian, pasi kërkesat e reja nuk zbatohen për eksportet nga vendet e treta të kryera përpara kësaj date.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sqaron se ngarkesat e mishit të shpendëve dhe të gjedhit me origjinë nga Brazili, për të cilat certifikata shëndetësore veterinare zyrtare është nënshkruar dhe/ose lëshuar përpara datës 3 shtator 2026, do të vijojnë të pranohen në Pikat e Kontrollit Kufitar, edhe në rast se këto ngarkesa mbërrijnë në territorin e Republikës së Shqipërisë pas datës 3 shtator 2026.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë monitorimin dhe zbatimin e kërkesave të legjislacionit në fuqi, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik”.

Next Post
Kryeministri britanik Burnham do vizitojë Uashingtonin në shtator: Do t’i kërkojmë Trump-it raketa Patriot për Kievin!

Kryeministri britanik Burnham do vizitojë Uashingtonin në shtator: Do t’i kërkojmë Trump-it raketa Patriot për Kievin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi dhe frika për “Ethet e Nilit” pas rastit në Korçë, ISHP: Virusi nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu, por vetëm nga mushkonjat!

Alarmi dhe frika për “Ethet e Nilit” pas rastit në Korçë, ISHP: Virusi nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu, por vetëm nga mushkonjat!

August 25, 2026
Miratohen procedurat për banesat sociale/ Si mund të shkëmbeni një apartament të vogël me një më të madh

Strehimi i punonjësve të Administratës, hapet thirrja për 300 kredi banesash me 0% interes! Afati i aplikimeve, kriteret dhe kuotat sipas institucioneve

August 25, 2026
Anija ushtarake gjermane “MOSEL” ankorohet në Durrës, bashkëpunim me marinën shqiptare! Mbi 100 metra e gjatë, ja funksionet e saj

Anija ushtarake gjermane “MOSEL” ankorohet në Durrës, bashkëpunim me marinën shqiptare! Mbi 100 metra e gjatë, ja funksionet e saj

August 25, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa asnjë dyshim, Vettingu ishte dhe mbetet dhunë kundër shtetformimit

August 25, 2026
DETAJET/ “GIZ-i gjerman ndau 2 mijë euro”/ Dosja e Shehollit pas spiunazhit me Serbinë, Prokuroria zbardh deklaratën e Zekës: Më ka dhënë vetëm gjysmat e parave

DETAJET/ “GIZ-i gjerman ndau 2 mijë euro”/ Dosja e Shehollit pas spiunazhit me Serbinë, Prokuroria zbardh deklaratën e Zekës: Më ka dhënë vetëm gjysmat e parave

August 25, 2026
Tjetër medalje për Shqipërinë, peshëngritësi Antonino Mullisi shpallet kampion i trefishtë Europe!

Tjetër medalje për Shqipërinë, peshëngritësi Antonino Mullisi shpallet kampion i trefishtë Europe!

August 25, 2026
“Vijojmë me reformat”- Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane!

“Vijojmë me reformat”- Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane!

August 25, 2026
Vrasja e kampionit të botës në boks, arrestohen 4 persona të dyshuar! Atentati kur kthehej nga palestra

Vrasja e kampionit të botës në boks, arrestohen 4 persona të dyshuar! Atentati kur kthehej nga palestra

August 25, 2026
Nga pakënaqësia e përdoruesve për vendimin e Gjykatës së Lartë te zotimi i Trump, cila do të jetë e ardhmja e TikTok në SHBA

Përpunoi në mënyrë të paligjshme të dhënat e fëmijëve, Brazili gjobit TikTok-un me mbi 25 milionë euro!

August 25, 2026
Grabiti paratë nga kasa e marketit në Durrës, kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë!

Grabiti paratë nga kasa e marketit në Durrës, kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë!

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com