• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

BE: Mezi presim formimin e Qeverisë së re të Kosovës dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet

by A R
12/02/2025 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se mezi pret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, të cilat i cilësoi si paqësore dhe konkurruese.

Në një komunikatë të përbashkët më 11 shkurt, shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionarja për Zgjerim në BE, Marta Kos, thanë se do ta “vazhdojmë angazhimin tonë me autoritetet, me qëllim mbështetjen e Kosovës për t’u afruar më shumë me BE-në dhe për të përfituar plotësisht nga mundësi të rëndësishme si, Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”.

Pas numërimit të 99 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti mori më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke siguruar 47 nga 120 vendet parlamentare – megjithëse, jo mjaftueshëm për të formuar qeverinë e vetme.

Sipas rezultateve preliminare, Partia Demokratike e Kosovës pritet t’i ketë 25 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 dhe koalicioni i mbledhur rreth Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës 8 deputet.

Këto shifra mund të ndryshojnë pas numërimit të votave me kusht dhe të diasporës.

Rreth 40.59 për qind e mbi 1.9 milion votuesve me të drejtë vote në Kosovë votuan më 9 shkurt në zgjedhjet që misioni vëzhgues i bllokut i vlerësoi si pozitive dhe të qeta, por me disa të meta.

BE-ja pret që Qeveria e re e Kosovës të angazhohet në bashkëpunim të përgjegjshëm rajonal dhe t’i rrisë përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit dhe administratës publike, si dhe për mbrojtjen e lirisë së shprehjes, thuhet në komunikatë.

Partia e kryeministrit Kurti është përballur me kritika për përdorim të gjuhës negative dhe për bojkotimin e medias gjatë fushatës zgjedhore. Kritika pati edhe nga vetë misioni vëzhgues i BE-së në Kosovë.

Në fillim të janarit, organizata joqeveritare ndërkombëtare e vendore i bënë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të hiqte dorë nga bojkotimi i disa mediave të caktuara.

Ajo kishte thënë se nuk po i bojkotonte mediat, por po “përjashtonte” tri kanale specifike dhe se një vendim i tillë “nuk cenonte peizazhin e pasur dhe të larmishëm mediatik të Kosovës”.

BE-ja, gjithashtu, e përsëriti se përparimi në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është e vetmja mënyrë për Kosovën për të ecur përpara në rrugën e saj evropiane.

“Prej Kosovës pritet t’i zbatojë detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit, si dhe nga të gjitha marrëveshjet e mëparshme të dialogut, pa vonesa të mëtejshme dhe pa parakushte. Nuk ka zgjidhje tjetër mos dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet tutje në komunikatë.

Kosova dhe Serbia e arritën Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në fillim të vitit 2023, por asnjëra prej tyre nuk ka bërë asnjë hap drejt zbatimit të saj deri tani.

Sipas komunikatës, Komisioni Evropian “mbetet i gatshëm ta përgatisë një opinion” rreth aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, “sapo Këshilli ta kërkojë atë”.

Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më 15 dhjetor të vitit 2022, por vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat

Këshilli, përkatësisht përfaqësuesit e 27 shteteve anëtare, vendosin se kur aplikacioni i dërgohet Komisionit Evropian, i cili ftohet të përgatisë një opinion për meritat e vendit aplikues për të marrë statusin e vendit kandidat dhe për të hapur negociatat e anëtarësimit./REL

Next Post
Mesazhi që lexoi Rama, Berisha flet me emra kush ia dërgoi: Donte të mobilizonte krimin kundër meje

Mesazhi që lexoi Rama, Berisha flet me emra kush ia dërgoi: Donte të mobilizonte krimin kundër meje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Saturni ju kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

March 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë solli politikisht protesta e 22 marsit?

March 23, 2026
“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

March 23, 2026
“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

March 23, 2026
Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

March 23, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha, lobim milionash në SHBA, po e ‘rrjepin’ edhe në Berlin?!

March 23, 2026

Referendumi italian dështoi të korrigjonte “Korporatën e Drejtësisë” që kemi dhe ne

March 23, 2026
Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

March 23, 2026
“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

March 23, 2026
Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In