• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE mesazh të rëndësishëm për Shqipërinë: Procesi i anëtarësimit, më i mundshëm se kurrë

by B K
03/04/2025 15:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Shqipëria është në miljet e fundit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe qytetarët mund t’i japin një tjetër hov këtij procesi. Para se të trokasë në dyert e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të jetë gati. Për një “po” në vend të një “jo”-je, vendi duhet fillimisht të integrohet socio-ekonomikisht.

“Kjo është edhe dëshmi e perspektivës që ka gjithë rajoni për t’u bërë pjesë e BE-së. Janë institucionet e BE-së që kanë një interes të posaçëm që ne të bëhemi pjesë e BE-së, por dhe të na përgatisin që të bëhemi pjesë e BE-së. Në veçanti kur bëhet fjalë për dialogun social dhe për tregun e punës, ne jemi më pranë BE-së se në fusha të tjera”, tha zëvendësministrja e MEKI, Olta Manjani.

“Mundësitë e kushtëzuar nga sfidat” në rrugën e vështirë të anëtarësimit në “union” me objektiv ambicioz vitin 2030 pranohen edhe nga përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian.

“Veçori e këtij procesi është se vendet tashmë po përfitojnë nga anëtarësimi në BE edhe përpara se të bëhen shtete anëtare me të drejta të plota. Me besim mund të them se Shqipëria është një nga ato vende që po i përdor këto mundësi, prandaj ka një plan ambicioz për të përfunduar negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027”, deklaroi Silvio Gonzato, Ambasadori i BE-së në Shqipëri.

Me rrugën ende të gjatë para drejt anëtarësimit, theksi vihet veçanërisht te individi si kapitali më i çmuar i Shqipërisë.

“Ne po e bëjmë këtë me model partneriteti. Kjo është e qartë sepse plani i rritjes është partneritet i BE me Ballkanin Perëndimor dhe integrimi i këtyre tregjeve. Kjo do të sjellë mundësi për punonjësit, por edhe mundësi për atë që quhet zinxhiri i vlerës që do të thotë rritja e njohurive të bizneseve dhe punonjësve. Nga ana  tjetër ka disa programe të BE që po vihen në zbatim në vendet tona”, theksoi Majlinda Dhuka, ministre shteti dhe kryenegociatore e Shqipërisë me BE

Në fjalën e tij ambasadori i Bashkimit Europian për Shqipërinë Silvio Gonzato ka thekuar se “unioni” do të mbështesë politikat sociale në Shqipëri për parandaluar siç e quajti ai ‘dëshirën e të rinjve për të emigruar’. Nga ana tjetër ambasadori BE-së vendosi në vëmendje dhe mungesën e një sistemi, sipas tij, mbi meritën në Shqipëri.

Next Post
“Kundërshtari ynë kërkon shkrirjen e SPAK”, deputetja socialiste flet për arrestimet në rangjet e larta: Kosto që e kemi pranuar, jemi të vendosur në këtë rrugë

“Kundërshtari ynë kërkon shkrirjen e SPAK”, deputetja socialiste flet për arrestimet në rangjet e larta: Kosto që e kemi pranuar, jemi të vendosur në këtë rrugë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Osmani në New York, takon djalin e Trumpit -

Osmani në New York, takon djalin e Trumpit –

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com