• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE mban premtimin ndaj Shqipërisë, miraton fondin 100 milionë euro për rindërtimin pas tërmetit tragjik

by Ardit Rada
17/07/2020 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Evrpian ka miratuar sot në Bruksel paketën prej 100 milionë eurosh për Shqipërinë, si mbështetje për rindërtimin pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit 2019.

Kjo shumë është pjesë e paketës së KE prej 115 milionë eurosh të dhënë në Konferencën e Donatorëve, që u mbajt për Shqipërinë në fillim të këtij viti, ku vende nga e gjithë bota dolën në mbështetje të vendit tonë pas tërmetit.

Lajmin për miratimin e ka dhënë ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca:

#EU🇪🇺keeps its promises for🇦🇱. @EU_Commission 🇪🇺adopted today €100M post-earthquake package:

▶️ €50M to continue supporting EU4Schools programme

▶️ up to €50M to support EU4Culture programme to rehabilitate damaged cultural heritage sites

More info👉https://t.co/hFFBw0w3d7

— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) July 17, 2020

Deklarata e plotë e Delegacionit të BE:

Komisioni Evropian ka miratuar një paketë prej 100 milionë eurosh për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për rehabilitim dhe rindërtim pas tërmetit të nëntorit 2019. Ky financim është pjesë e premtimit të përgjithshëm të Komisionit Evropian prej 115 milionë Eurosh të dhënë në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë”, në fillim të këtij viti.

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, tha: “Me miratimin e kësaj pakete financiare prej 100 milionë Eurosh, Bashkimi Evropian po mban angazhimin e tij për ta ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit, ashtu siç po e mbështesim vendin për të përballuar pasojat e krizës COVID-19. Ne e kemi mbajtur premtimin tonë për t’u qëndruar pranë qytetarëve të Shqipërisë dhe e kemi përtërirë mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj evropiane”.

Programi i sapomiratuar do të përqendrohet në rehabilitimin dhe rindërtimin e objekteve arsimore, përfshirë mobilet dhe pajisjet, për t’u mundësuar fëmijëve dhe të rinjve të kthehen në shkollë me kushte dhe lehtësira më të mira. Ai do të bazohet në punimet e nisura tashmë në kuadrin e programit ekzistues të rindërtimit prej 15 milionë eurosh të financuar nga Komisioni Evropian. Programi i ri do të financojë më tej rehabilitimin e siteve të dëmtuara të trashëgimisë kulturore, përfshirë monumente, muze, biblioteka dhe vende arkeologjike, duke kontribuar në këtë mënyrë edhe për zhvillimin ekonomik vendor.

I gjithë ndërtimi do të ndjekë parimin “Rindërto më mirë”, duke zbatuar norma të qëndrueshme ndërtimi dhe duke zvogëluar rrezikun e ardhshëm, si dhe duke rindërtuar infrastrukturë dhe sisteme më të forta, më të sigurta dhe më rezistente ndaj katastrofave. Masa e veçantë do të sjellë gjithashtu përmirësime në efiçencën e energjisë.

Konteksti

Gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve të 17 shkurtit “Së bashku për Shqipërinë”, Komisioni Evropian premtoi 115 milionë Euro mbështetje që përbëhej nga dy komponentë:

– Një shumë fillestare prej 15 milionë eurosh, e njoftuar tashmë në dhjetor 2019, e përqendruar në rehabilitimin dhe rindërtimin e objekteve arsimore. Për të mundësuar fillimin urgjent të operacioneve të ndërtimit, po zbatohet përmes një marrëveshjeje të nënshkruar me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Ai parashikon rehabilitimin dhe rindërtimin e 22 shkollave.

– Një shtesë prej 100 milionë Eurosh, e cila ndahet përmes programit të sapomiratuar.

Zgjedhja e sektorit bazohet në Vlerësimin e Nevojave pas Fatkeqësisë dhe informohet nga zotime të tjera, me qëllim ndarjen e punës mes donatorëve të ndryshëm.

/e.rr

Next Post
Po përballen me një “shpërthim” të ri të rasteve, Kina fut në karantinë qytetin me 3.5 milionë banorë

Po përballen me një "shpërthim" të ri të rasteve, Kina fut në karantinë qytetin me 3.5 milionë banorë

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In