• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE/ Kthesa e shpresës për Shqipërinë, Bullgaria: Negociata për të hequr veton për Shkupin

by Java News
14/12/2021 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lajm i mirë për Shqipërinë. Kryeministri i ri i Bullgarisë Kiril Petkov ka sinjalizuar se Sofja do t’i japë fund pengimit të përpjekjes së Maqedonisë së Veriut për t’u bashkuar me BE-në sapo qeveria e tij e re të marrë detyrën. Ky vendim është një shpresë e madhe edhe për Shqipërinë që deri tani ka qenë e bllokuar nga vetoja bullgare për Shkupin.

Kiril Petkov, i cili u konfirmua si kryeministër nga parlamenti i vendit të hënën pasi partia e tij mori pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet e nëntorit, bëri zotimin teksa riafirmoi angazhimin e Bullgarisë ndaj NATO-s dhe perëndimit. “Ne jemi në anën e duhur të politikave të NATO-s dhe BE-së, 100 për qind”, tha ai për Financial Times.

“Ne do të propozojmë një proces të ri [për Maqedoninë e Veriut], shumë të shpejtë, me një afat kohor të kufizuar, vetëm gjashtë muaj” tha ai. Ai tha se kompromisi ishte i mundur. “Sapo vendosim të mirat në tryezë… diskutimet për kompromise janë shumë më të lehta”.

Petkov tha se qeveria e tij do t’i vendosë bisedimet me Maqedoninë e Veriut në një bazë të re. “Ne do të përdorim grupet e punës për të gjetur zgjidhje për çështje të tilla si aktiviteti i përbashkët ekonomik, infrastruktura, kultura dhe historia” tha ai , duke shtuar se një klimë pozitive do të hapte rrugën për perspektivën evropiane të Shkupit.

Kthesa vjen pasi Bullgaria vuri veton vitin e kaluar ndaj bisedimeve të pranimit të fqinjit të saj në BE mes mosmarrëveshjeve mbi historinë dhe identitetin. Kritikët në atë kohë akuzuan ish-udhëheqësin e qendrës së djathtë të Bullgarisë, Bojko Borisov, se iu drejtua nacionalizmit për të shkëputur vëmendjen nga protestat e muajve të tërë  kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Borisov u rrëzua në zgjedhjet e prillit, por dështimi për të rënë dakord për një koalicion çoi në zgjedhje të reja në korrik dhe përsëri në nëntor, kur partia qendrore e Petkov Ne Vazhdojmë Ndryshimin (PP) fitoi./m.j

Next Post
I pari në botë/ Turqia prezanton dronin e armatosur me lazer: Depërton edhe çelikun

I pari në botë/ Turqia prezanton dronin e armatosur me lazer: Depërton edhe çelikun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In