• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE: Kriza politike në Kosovë rrezikon fondet e Planit të Rritjes

by A R
30/04/2026 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për situatën e krijuar politike në Kosovë, e cila e ka futur vendin në një tjetër cikël zgjedhor. Në një deklaratë me shkrim të shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e BE-së, theksohet se Brukseli u ka bërë vazhdimisht thirrje aktorëve politikë që të garantojnë stabilitet institucional.

Sipas deklaratës, mungesa e një konsensusi për një kandidat unifikues për president ka përshpejtuar zhvillimet politike, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të treta të përgjithshme brenda më pak se 18 muajve.

“Na vjen keq që partitë politike nuk identifikuan një figurë unifikuese si kandidat për president, çka do të thotë se Kosova tani po shkon drejt zgjedhjeve të treta të përgjithshme në më pak se 18 muaj”, thuhet në reagimin zyrtar.

BE thekson nevojën urgjente për forcimin e dialogut ndërpartiak, me qëllim sigurimin e funksionimit efikas të institucioneve dhe shmangien e humbjes së mundësive që përfitojnë qytetarët, veçanërisht në kuadër të Planit të Rritjes.

Në fokus të shqetësimit mbeten edhe fondet financiare të akorduara për Kosovën. Komisioni Evropian ka alokuar mbi 882 milionë euro për vendin, por një pjesë e këtyre mjeteve rrezikon të humbasë për shkak të ngërçit institucional dhe vonesave në zbatimin e reformave.

Kosova ka marrë me vonesë këstin e parë të parafinancimit, ndërsa pagesat e ardhshme, mbi 90 milionë dhe mbi 165 milionë euro, janë të kushtëzuara me përmbushjen e reformave konkrete. Disa prej tyre kanë afat përfundimtar në qershor, ndërsa të tjerat në dhjetor të këtij viti.

Nga BE bëhet e ditur se ekziston gatishmëri për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës dhe për të bashkëpunuar në të gjitha fushat, përfshirë Agjendën e Reformave në kuadër të Planit të Rritjes. Megjithatë, theksohet se moszbatimi i reformave do të çojë në humbjen e pakthyeshme të fondeve.

Kosova duhet të përmbushë gjithsej 111 hapa reformues deri në fund të vitit 2027 për të përfituar shumën e plotë të mbështetjes financiare të parashikuar.

Next Post
Ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Shqipëria, përparim në negociatat me BE-në

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Shqipëria, përparim në negociatat me BE-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

November 8, 2026
Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

November 8, 2026
I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

November 8, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

“Jo më tregtim pa detektor”- Shpërthimi tragjik në Elbasan, eksperti paralajmëron: Duhet të ndryshojnë rregullat për përdorimin e gazit!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In