Bashkimi Evropian të hënën zgjati mandatet e misioneve të saj të ndihmës kufitare dhe policore në territoret palestineze për nëntë muaj, deri më 30 qershor 2027.
Këshilli i BE-së njoftoi rinovimin e Misionit të Ndihmës Kufitare të BE-së për Pikën e Kalimit të Rafah-ut, EUBAM Rafah, dhe Misionit Policor të BE-së për Territoret Palestineze, EUPOL COPPS.
Vendimi pasoi përfundimet e miratuara nga udhëheqësit e BE-së në qershor, duke riafirmuar angazhimin e bllokut ndaj ligjit ndërkombëtar dhe një “paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme” bazuar në zgjidhjen me dy shtete, tha Këshilli në një deklaratë.
BE-ja gjithashtu përsëriti gatishmërinë e saj për të ndihmuar në zbatimin e një plani gjithëpërfshirës të paqes në Gaza, përfshirë edhe përmes dy misioneve.
Zgjatja pasoi një rishikim strategjik nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm, i miratuar nga Komiteti Politik dhe i Sigurisë i BE-së, dhe u bazua në letrat nga Autoriteti Palestinez dhe Izraeli, sipas deklaratës.
EUBAM Rafah mbështet zhvillimin e një menaxhimi efektiv dhe të qëndrueshëm kufitar në pikën kufitare të Rafah dhe u lançua në vitin 2005.
EUPOL COPPS, e nisur në vitin 2006, ndihmon përpjekjet palestineze për të forcuar institucionet e policisë dhe të drejtësisë penale.











