• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

BE-ja vendos tarifa për blerje nga Temu, AliExpress dhe kompani të tjera kineze

by A R
01/07/2026 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian ka hequr përjashtimin doganor që lejonte që dërgesat e vogla nga vendet e treta të hynin në bllok pa paguar doganë. Kjo do të thotë se konsumatorët evropianë nuk do të mund të blejnë më mallra përmes platformave të njohura kineze si Shein, Temu dhe AliExpress me kushtet e deritanishme, për shkak të të cilave, produktet e tyre shpesh ishin dukshëm më të lira se mallrat e prodhuara në Bashkimin Evropian.

Nga 1 korriku, blerjet online jashtë BE-së me vlerë deri në 150 euro nuk janë më të përjashtuara nga dogana, ka njoftuar Komisioni Evropian (KE).

Bëhet fjalë për rregulla që kanë për qëllim krijimin e kushteve më të barabarta për kompanitë e BE-së dhe forcimin e mbrojtjes së konsumatorëve.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ky ndryshim synon të krijojë kushte më të drejta për kompanitë evropiane dhe të sigurojë mbrojtje më të mirë për konsumatorët.

“Shumë prej këtyre produkteve nuk i përmbushin standardet e sigurisë së BE-së, duke i ekspozuar konsumatorët ndaj rrezikut”, shkroi ajo në X.

Sipas njoftimit të KE-së, mallrat e blera online nga vendet e treta dhe që dërgohen drejtpërdrejt te konsumatorët tani i nënshtrohen një tarife doganore prej 3 eurosh për çdo kategori produkti.

Këtë tarifë formalisht do ta paguajnë platformat online ose kompanitë që shesin dhe importojnë mallrat. Megjithatë, Komisioni Evropian pranoi se nuk mund të parashikohet nëse kjo kosto shtesë do t’u bartet konsumatorëve përmes çmimeve më të larta të produkteve.

“Janë konsumatorët ata që nuk duhet ta paguajnë këtë tarifë, por shitësit ose platformat online që tani janë të detyruara të paguajnë tarifën doganore. Natyrisht, ne nuk mund të flasim në emër të shitësve apo platformave se a do t’i rrisin çmimet, por përgjegjësia për pagesën e tarifës prej 3 eurosh nuk është te konsumatorët”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Arianna Podesta.

Tarifa nuk llogaritet për paketë, por sipas llojit të produktit. Kjo do të thotë se blerja e një artikulli në disa copë ose madhësi – për shembull pesë bluza të njëjta me numra të ndryshëm – do të tarifohet me një taksë të vetme prej 3 eurosh.

Megjithatë, nëse në të njëjtën dërgesë blihen lloje të ndryshme produktesh, për shembull një bluzë, një orë dhe një lodër, për secilën kategori produkti do të llogaritet një taksë e veçantë prej 3 eurosh, edhe pse të gjithë artikujt vijnë në një paketë të vetme.

“Ky përjashtim ishte futur për të shmangur kostot e larta administrative për blerjet me vlera të vogla. Megjithatë, rrethanat sot janë krejtësisht të ndryshme. Tani në Bashkimin Evropian çdo ditë mbërrijnë miliona pako me vlera të vogla”, tha Podesta.

“Në të njëjtën kohë, kompanitë e BE-së që importojnë mallra me shumicë paguajnë detyrime doganore, ndërsa platformat e mëdha online nga vendet e treta mund t’i dërgojnë mallrat direkt te konsumatorët pa këto kosto. Kjo ka prishur konkurrencën e barabartë në treg, ndërsa heqja e përjashtimit mundëson krijimin e kushteve të barabarta për bizneset evropiane”, shtoi ajo.

Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, vetëm gjatë vitit 2025 në tregun e BE-së kanë mbërritur 5.9 miliardë artikuj në pako me vlera të vogla nga vendet e treta, pa paguar doganë.

Kjo do të thotë se përmes doganave evropiane çdo ditë kalojnë më shumë se 16 milionë pako të destinuara për konsumatorët. Paketat me vlera të ulëta sot përbëjnë 97 për qind të të gjitha artikujve të importuar në BE, por vetëm 2 për qind të vlerës totale të importeve.

“Me ndryshimin e modeleve tregtare, konkurrenca në këtë sektor nuk është më e barabartë. Rregulli i përjashtimit është keqpërdorur në mënyrë rutinore përmes nënvlerësimit të mallit ose ndarjes artificiale të porosive në disa pako për të qëndruar nën pragun prej 150 eurosh”, thuhet në njoftimin e KE-së

Brukseli thotë se rregullat e reja do të barazojnë kushtet e biznesit mes tregtarëve evropianë që importojnë mallra me shumicë dhe platformave të mëdha online jashtë BE-së.

Në të njëjtën kohë, pritet që ato të kontribuojnë edhe në zgjidhjen e problemeve mjedisore të lidhura me rritjen e shpejtë të tregtisë elektronike, përfshirë shtimin e mbetjeve nga paketimet dhe emetimet që krijohen gjatë transportit.

Sistemi i ri do të përfshijë edhe identifikues produktesh (PID) për mallrat e importuara, të cilët do t’u mundësojnë autoriteteve doganore zbulim më të lehtë të produkteve të pasigurta dhe mallrave që nuk janë në përputhje me standardet e BE-së. Përdorimi i tyre do të jetë vullnetar nga 1 korriku 2026, ndërsa i detyrueshëm nga nëntori i po këtij viti.

Komisioni Evropian thotë se një hulumtim i kryer gjatë vitit 2025 ka treguar se më shumë se 60 për qind e mallrave me vlerë të ulët që hyjnë në BE nuk përputhen me standardet evropiane të sigurisë ose me rregullat e cilësisë së produkteve, gjë që ngre shqetësime për praninë e substancave toksike dhe etiketimin e pasaktë.

Sipas rregullave të reja, platformat online do të kenë statusin e të ashtuquajturit “importues i supozuar”, duke u bërë ligjërisht përgjegjëse për sigurinë e produkteve dhe mund të ndëshkohen nëse mallrat nuk i përmbushin standardet e BE-së.

Tarifa doganore prej 3 eurosh është një masë e përkohshme dhe do të zbatohet deri në korrik 2028, kur pritet të bëhet funksionale Qendra e re Doganore e të Dhënave e Bashkimit Evropian. Pas kësaj do të zbatohen tarifat standarde, në varësi të klasifikimit tarifor, origjinës dhe vlerës së produktit.

Kjo masë është pjesë e një reforme më të gjerë të sistemit doganor të BE-së, e cila është miratuar nga Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare në mars 2026. Reforma parashikon gjithashtu vendosjen e një tarife të veçantë për përpunimin e dërgesave nga tregtia elektronike nga nëntori 2026, me qëllim që t’u ndihmohet shërbimeve doganore të mbulojnë kostot e rritura nga numri gjithnjë e më i madh i pakove.

/Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Superiorja/ Derbi i kryeqytetit me katër penallti, Partizani fiton, i ikën fundit të tabelës dhe thellon krizën e Dinamos!

Superiorja/ Derbi i kryeqytetit me katër penallti, Partizani fiton, i ikën fundit të tabelës dhe thellon krizën e Dinamos!

November 27, 2026
Itali miraton ligj të ri, kufi për nxënësit e huaj dhe kuotë 30%, ndalon edhe burkat në shkolla!

Itali miraton ligj të ri, kufi për nxënësit e huaj dhe kuotë 30%, ndalon edhe burkat në shkolla!

November 27, 2026
E pazakontë në futbollin shqiptar, lojtari kafshon kundërshtarin në ndeshjen Pogradec-Iliria! Ndëshkohet me karton të kuq

E pazakontë në futbollin shqiptar, lojtari kafshon kundërshtarin në ndeshjen Pogradec-Iliria! Ndëshkohet me karton të kuq

November 27, 2026
Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

Aksident dramatik në Orikum, 3 të plagosur nga përplasja e dy makinave, ja si paraqitet gjendja e tyre në spital!

November 27, 2026
Moti i keq/ Probleme në malësinë e Shkodrës, rënie gurësh në akset Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm dhe Bogë-Theth (VIDEO)

Moti i keq/ Probleme në malësinë e Shkodrës, rënie gurësh në akset Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm dhe Bogë-Theth (VIDEO)

November 27, 2026
Presidentja e Kosovës, Shiroka-Pula: Duam trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit evropian!

Presidentja e Kosovës, Shiroka-Pula: Duam trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit evropian!

November 27, 2026
Karakaçi: Do të falen rreth 36 mijë fatura të energjisë elektrike të periudhës 2008-2013, qytetarët të shprehin shqetësimet në platformën online

Karakaçi: Do të falen rreth 36 mijë fatura të energjisë elektrike të periudhës 2008-2013, qytetarët të shprehin shqetësimet në platformën online

November 27, 2026
Qeveria miraton ratifikimin e marrëveshjes me NATO-n për mbështetjen e Ukrainës! Ja çfarë parashikon vendimi!

Qeveria miraton ratifikimin e marrëveshjes me NATO-n për mbështetjen e Ukrainës! Ja çfarë parashikon vendimi!

November 27, 2026
Kërcënime për shkak të detyrës, Qeveria miraton mbrojtje e posaçme për drejtuesit dhe punonjësit e Mbikëqyrjes së Burgjeve dhe familjarët e tyre

Kërcënime për shkak të detyrës, Qeveria miraton mbrojtje e posaçme për drejtuesit dhe punonjësit e Mbikëqyrjes së Burgjeve dhe familjarët e tyre

November 27, 2026
Qeveria miraton numrin unik të Emergjencave 112, shërbim 24 orë në të gjithë vendin!

Qeveria miraton numrin unik të Emergjencave 112, shërbim 24 orë në të gjithë vendin!

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In