• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE-ja sërish apel Kosovës: Hiqeni taksën, angazhohuni në dialog!

by Java News
28/01/2019 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian tash e dy muaj është duke bërë presion ndaj Qeverisë “Haradinaj” për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe, në mënyrë që të vazhdojë dialogu me Serbinë.Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, në një përgjigje për gazetën “Zëri” ka thënë se Brukseli pret të hiqet taksa dhe të dyja vendet të angazhohen për vazhdimin e dialogut, shkruan gazeta “Zëri”.

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, në një përgjigje për gazetën “Zëri” ka thënë se Brukseli pret të hiqet taksa dhe të dyja vendet të angazhohen për vazhdimin e dialogut.

Për më shumë se dy muaj, prejse Qeveria e Kosovës mori vendim për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe, Bashkimi Evropian (BE) nuk po ndalet së ushtruari presion ndaj Kosovës për heqjen e kësaj tarife. Por të njëjtën gjë BE-ja nuk po e praktikon edhe me Serbinë, e cila nuk po rresht së bëri luftë diplomatike ndaj shtetit të Kosovës.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, ka thënë për “Zërin” se qëndrimi i BE-së sa i takon taksës mbetet po ai që ka qenë, kundër masës së vendosur ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake. Sipas saj, BE-ja pret që Serbia e Kosova të angazhohen në procesin e dialogut, në mënyrë që të shkohet drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Mirëpo, Kocijançiq nuk është përgjigjur rreth pyetjes së parashtruar nga gazeta, nëse po bëhet presion edhe ndaj shtetit serb, kur kihet parasysh fakti që Serbia aktualisht është në ofensivë për tërheqje të njohjeve ndaj Kosovës dhe për pengim të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Ndërkohë procesi i bisedimeve me Serbinë po vazhdon të jetë i pezulluar, pasi Serbia tashmë ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në dialog deri në heqjen e tarifës.

Por Qeveria e Kosovës, as pas presionit të ardhur nga ndërkombëtarët, nuk po zmbrapset nga vendimi i marrë më 21 nëntor 2018 për vendosjen e taksës në fjalë. (b.an)

Next Post
Masat për ngricat në rrugë, Policia e Dibrës u bën apel qytetarëve

Masat për ngricat në rrugë, Policia e Dibrës u bën apel qytetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë kundër projektligjit për pagat e magjistratëve: Kuvendi të mos e votojë!

September 16, 2026
“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

September 16, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Hashim, sot po të shkruaj si mik

September 16, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Urime Albin Kurti… Por, historia nuk mund të apelohet!

September 16, 2026
Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

September 16, 2026
Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

September 16, 2026
Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

Apeli vendos nesër, Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

September 16, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Padrejtësi e papranueshme, duhet ndryshuar në Apel

September 16, 2026
Luftëtarët e UÇK morën dhjetëra vite burg nga gjykata e Hagës, po tani çfarë ndodh me ta?

Luftëtarët e UÇK morën dhjetëra vite burg nga gjykata e Hagës, po tani çfarë ndodh me ta?

September 16, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Kur agresorët serbë shkruanin dosjen në Hagë, shqiptarët flinin mbi dafina

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com