• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

BE-ja kritikon vendimin për rivotim në Stamboll

by Java News
07/05/2019 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian dhe disa nga shtetet kryesore të këtij blloku e kanë kritikuar ashpër vendimin e bordit të zgjedhjeve në Turqi për përsëritje të zgjedhjeve lokale në Stamboll pasi ato fillimisht i fitoi një parti opozitare. Një zëdhënës i Bashkimit Evropian ka kërkuar nga bordi i zgjedhjeve në Turqi që pa vonesë ta sqarojë vendimin kundërthënës për rivotim në qytetin më të madh të Turqisë.

Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Mass, e ka cilësuar këtë vendim si të pakuptueshëm.  Vendimi është kritikuar edhe nga qeveria franceze dhe eurodeputeti Guy Verhofstadt, i cili tha se Turqia po shkon drejt diktaturës.

Ndaj vendimit për përsëritje të zgjedhjeve në Stamboll ka reaguar edhe shefja e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Federica Mogherini. “Organizimi i një procesi zgjedhor të lirë, të drejtë dhe transparent është jetik për secilin vend demokratik dhe ky është thelbi i marrëdhënieve të Bashkimit Evropian me Turqinë”, tha ajo.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Erdogan i humbi zgjedhjet në Stamboll muajin e kaluar me një rezultat të ngushtë, por presidenti refuzoi ta pranonte humbjen. Partia e tij bëri ankesa, duke thënë se në zgjedhje ka pasur parregullsi dhe krim të organizuar.

Në anën tjetër, kandidati që u shpall fitues në zgjedhjet e prillit, Ekrem Imamoglu, tha se vendimi i bordit zgjedhor është i pabesë. Ai i akuzoi autoritetet për dorëzim përballë presionit të Erdoganit, shkruan “BBC”.

 

/a.meta

Next Post
Protestuesit e “Astirit” rrethojnë Komisariatin Nr.6, kërkojnë lirimin e Balliut

Klevis Balliu mbetet në paraburgim, i komunikohet masa e arrestit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

March 31, 2026
Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

March 31, 2026
Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

March 31, 2026
Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

March 31, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Diaspora, nga ‘rezervuar votash’ në partner kombëtar, fundi i epokës së fasadës

March 31, 2026
Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

March 31, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Heronjtë që na “mori” Greqia

March 31, 2026
Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

March 31, 2026
Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

March 31, 2026
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In