Nxjerrja e rregullave për zhvillimin e procedurave para Gjykatës Speciales, por edhe për trajtimin e dëshmive, ka mbetur peng i lidhjes së marrëveshjes për vendin nikoqir të kësaj gjykate, për çka autoritetet e Kosovës dhe ato të Holandës janë duke realizuar negociata.
Prishtina zyrtare po e mban fshehtë gjithë këtë proces, por Bashkimi Evropian ka konfirmuar se bisedimet janë në zhvillim, shkruan “Koha Ditore”.
Nëpërmjet një përgjigjeje të shkruar, Zyra e BE-së në Kosovë ka konfirmuar se vazhdon të ofrojë asistencë në procesin e përgjithshëm të krijimit të Speciales…