• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE-ja konfirmon letrën e deputetëve evropianë dhe amerikanë për Borrellin

by A R
09/08/2023 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, ka konfirmuar se përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e ka pranuar një letër nga disa deputetë evropianë dhe amerikanë.

Në letër thuhet se kërkohet nga Brukseli dhe Washingtoni që të ndryshojnë qasjen e tyre në raport me Kosovën dhe Serbinë.

“Si rregull i përgjithshëm, ne nuk komentojmë korrespondencën që Përfaqësuesi i Lartë (Borrell) merr nga bashkëbisedues të ndryshëm. Nëse aktorët përkatës i shkruajnë atij, ai përgjigjet përmes kanaleve përkatëse. Ne nuk bëjmë korrespondencë përmes mediave”, deklaroi Stano për Radio Evropa e Lirë.

56 deputetë nga Evropa dhe SHBA-të kanë kërkuar në letër ekuilibër dhe proporcionalitet në ndërveprimin me Kosovën dhe Serbinë.

Por, Stano rikujton se politika e jashtme drejtohet njëzëri nga shtetet anëtare të BE-së. Ai theksoi se Bashkimi Evropian ka bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.

Duke konfirmuar neutralitetin në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Stano thekson se institucionet e Brukselit e vlerësojnë angazhimin e palëve në dialog “në bazë të meritave të tyre individuale dhe raporteve për shtetet anëtare”.

“BE-ja u ka dërguar kërkesa të dyja palëve për të zgjidhur tensionet aktuale dhe për të mundësuar vazhdimin e procesit të normalizimit. Bashkimi Evropian po monitoron me kujdes nëse Serbia i përmbush kërkesat e saj dhe është e gatshme të marrë masa në rast të mosrespektimit të këtyre kërkesave”, tha zëdhënësi i BE-së.

Në muajin Qershor, Brukseli vendosi masa ndaj Qeverisë së Kosovës për shkak të mospërmbushjes së kërkesave ndërkombëtare lidhur me de-përshkallëzimin e situatës në veri të vendit.

Një muaj më vonë Kosova pranoi të ndërmarrë disa hapa në drejtim të shtensionimit, të cilat Brukseli i vlerësoi si “hap në drejtimin e duhur”.

Por, thuhet se masat do të hiqen vetëm kur të plotësohen të gjitha kërkesat.

/a.r

Next Post
S’ka informacion zyrtar për vendndodhjen/ Një vit nga zhdukja e Ervis Martinaj, del fotoja e pa publikuar më parë

S'ka informacion zyrtar për vendndodhjen/ Një vit nga zhdukja e Ervis Martinaj, del fotoja e pa publikuar më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com