• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

BE-ja kërkon zgjidhje për krizën e parregullt të emigrantëve në Mesdhe

by
26/11/2022 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas tha se ministrat e Brendshëm të vendeve të Bashkimit Evropian kanë propozuar 20 plane veprimi për zgjidhje të qëndrueshme ndaj krizës së emigrantëve të parregullt në Mesdhe e cila shkaktoi një krizë mes Francës dhe Italisë, raportojnë mediat e huaja.

Ministrat e Brendshëm të vendeve të BE-së u mblodhën në një takim të jashtëzakonshëm për të diskutuar propozimet për zgjidhje të përhershme ndaj migracionit të parregullt që është rritur kryesisht në rrugën e Mesdheut Qendror dhe i cili u ndez me krizën mes Francës dhe Italisë që shkaktoi anija “Ocean Viking” e cila shpëtoi 234 emigrantë në Mesdhe.

Në një deklaratë për media pas takimit, Schinas vuri në dukje se diskutuan situatën në të gjitha rrugët e migrimit dhe se kërkuan përgjigje për të gjitha sprovat urgjente.

Schinas tha se në takim kishte “frymë të ndryshme nga thelbi në krahasim me periudhën e krizës së anijes Ocean Viking”. Ai theksoi se është i gabuar perceptimi se “nuk mund të gjendet zgjidhje për problemin e migracionit në Evropë”. Schinas mbrojti idenë e tij se ministrat e dëshmuan këtë në takimin e mbajtur.

Ai tha: “Në takim u paraqitën 20 propozime specifike veprimi”, duke shtuar se operacionet në Mesdhe dhe në vendet e tjera nuk mund të bëhen në mënyrën “Wild, Wild West” (Perëndimi i egër, i egër) dhe se nevojitet zgjidhje e vazhdueshme dhe e përhershme.

“Si rezultat i këtij diskutimi, me qëllimin për të përmirësuar koordinimin e përgjithshëm në Evropë do të rifillojmë sërish ‘grupin evropian të kontaktit të kërkim shpëtimit‘. Në Mesdheun Qendror vetëm këtë vit kanë humbur jetën ose janë zhdukur 1.300 persona. Kjo është e papranueshme. Evropa do të mbesë gjithmonë një vend strehues për ata që largohen nga lufta dhe persekutimit”, tha Schinas i cili nënvizoi se në të njëjtën kohë se duhet të ketë një politikë migracioni. Ai iu referua propozimit të KE-së për paketën e migracionit dhe azilit mbi të cilin nuk është arritur dakordim prej dy vitesh.

Schinas vuri në dukje se në takim u konfirmua edhe rëndësia e marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së.

/e.d

Next Post
VIDEO: Mot i keq në Itali, 5 të zhdukur mes tyre një i porsalindur

VIDEO: Mot i keq në Itali, 5 të zhdukur mes tyre një i porsalindur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In