Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca se BE është gati të mbështesë Shqipërinë në betejën me koronavirusin.
Soreca shprehet se Komisioni Europian po shikon mundësinë për të ridrejtuar fondet IPA (Fonde për ndihma para anëtarësimit).
“Bashkimi Europian është gati që të mbështesë Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë në “luftën” me koronavirusin.
Komisioni Europian po shikon mundësinë për të ridrejtuar fondet IPA (Fonde për ndihma para anëtarësimit). Një përgjigje pozitive për të hapur negociatat do të ishte një sinjal rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor”, shkruan ambasadori Soreca. /e.s/











