Europa vijon të paralajmërojë Italinë në lidhje me llogaritë publike. I fundit në radhë shtë paralajmërimi i zëvendëspresidentit të Komisionit të BE-së, Valdis Dombrovkis, i cili në një intevistë për “Handelsblatt” është shprehur:
“Ne shohim si shumë të rëndësishme që qeveria e re të mbajë rrugën e deritanishme dhe të çojë përpara në mënyrë të përgjegjshme politikën e bilanceve”.
Kjo është e nevojshme nisur nga fakti se “Italia ka borxhin e dytë publik më të lartë pas Greqisë”.
Edhe ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, në Këshillin e BE-së për tregtinë, është shprehur dyshues. “Shpresoj që presidenti i republikës, Sergio Mattarella, të mos i lejojë qeverisë së re të shkatërrojë punën e qeverive të mëparshme”, ka thënë ai.
a.ç