• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

BE e prerë: Të ‘djegurit’ e Vettingut nuk mund të bëhen avokatë

by A R
06/07/2018 07:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Misioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, EURALIUS, i cili asiston autoritetet shqiptare për zbatimin e reformës në drejtësi, është pozicionuar kundër lejimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të përjashtuar nga drejtësia për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut, që të ushtrojnë profesionin e avokatit.
EURALIUS i ka kërkuar Kuvendit që të ndalojë me ligj gjyqtarët dhe prokurorët e ‘djegur’ nga Vetingu, për t’u kthyer në gjykata, tashmë si avokatë. Propozimi i EURALIUS reflektohet në një raport të Komisionit të Ligjeve për projektligjin për profesionin e avokatit. Fillimisht, Komisioni i Ligjeve e pranoi një propozim të tillë, por befas, ndryshoi mendje disa ditë më pas, duke u pozicionuar në anën e avokatëve dhe të gjyqtarëve e prokurorëve që po shkarkohen dhe do të shkarkohet nga detyra, kryesisht për mosjustifikimin e pasurive me dokumentacion ligjor.
“Një çështje tjetër e diskutuar në Komision lidhet me faktin nëse si kriter për fitimin e titullit profesional të avokatit do të përfshihej sugjerimi i misionit EURALIUS, sipas të cilit kandidati për fitimin e titullit avokat nuk duhet të jetë shkarkuar nga një funksion publik me vendim të organit disiplinor kompetent”, thuhet në raport. Më tej, në raport sqarohet qëndrimi kundër i Dhomës së Avokatisë dhe të formulimin e neneve nga Komisioni i Ligjeve, i cili hedh poshtë propozimin e EURALIUS.
“Lidhur me këtë sugjerim, Dhoma e Avokatisë u shpreh me rezerva ndaj këtij propozimi, pasi profesioni i avokatit është një profesion i lirë, i vetërregulluar në ushtrimin e të cilit nuk mund të përjashtohen personat e larguar nga ushtrimi i funksionit me vendim të një organi administrativ, duke sjellë në vëmendje se është gjykata që në vendimin e formës së prerë mund të japë si dënim plotësues, heqjen e të drejtës për ushtrimin e një veprimtarie, si dhe faktin që masa displinore i nënshtrohet afateve të parashkrimit.

Komisioni lidhur me këtë çështje, vendosi që formulimi të jetë sipas draftit integral të rakorduar ndërmjet relatorit dhe propozuesit, sipas të cilit kandidatët për avokat nuk duhet të jenë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për një vepër penale sipas rasteve të përcaktuara nga pikat “i” deri “iii” të germës “dh” të nenit 13”, thuhet në raport.

Kriteret ndaluese 
Misioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, EURALIUS, ka propozuar edhe disa kritere të tjera ndaluese, të cilat janë pranuar si dhe janë reflektuar në nenin 13 të projektligjit për profesionin e avokatit. Kështu për të fituar titullin ‘avokat’, shtetasi nuk duhet të jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për një vepër penale të kryer me dashje, për të cilën nuk është rehabilituar; për një vepër penale të kryer me pakujdesi, për të cilën nuk është rehabilituar dhe që cenon figurën dhe integritetin e profesionit si dhe për një vepër penale të kryer me dashje, për të cilën është rehabilituar, por vepra penale cenon figurën dhe integritetin e profesionit të avokatit. Gjithashtu shtetasi nuk duhet të ketë marrë masën disiplinore të heqjes së titullit të avokatit me vendim të Komitetit Disiplinor, me përjashtim të rastit kur kjo masë disiplinore është shuar.

/Shqiptarja/a.m.

Next Post
VIDEO/ Nuk votoi për teatrin, momentet kur Majko debaton me Ramën

VIDEO/ Nuk votoi për teatrin, momentet kur Majko debaton me Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In