• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

BE e prerë me Serbinë: Marrëveshje me Kosovën para anëtarësimit!

by A R
08/02/2018 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Serbia duhet të arrijë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën nëse dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, e përsëriti mesazhin e bllokut gjatë vizitës në Beograd pasi Komisioni Evropian publikoi strategjinë e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo përcakton një afat deri në 2025 për anëtarësimin e Serbisë e Malit të Zi nëse përmbushin reformat dhe kushtet e domosdoshme. Pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Hahn tha se Bashkimi Evropian nuk do të importojë konflikte të pazgjidhura mes vendeve të reja anëtare.

“Serbia duhet të përmbyllë dhe të zbatojë një marrëveshje detyruese ligjore me Kosovën para se të anëtarësohet”, ishte mesazhi i qartë i tij.

Ndërkaq, presidenti serb duke ju referuar kryesisht çështjes së Kosovës, por edhe asaj te kufijve me Bosnjë-Hercegovinën dhe Kroacinë, tha se para Serbisë ndodhet një mal me pengesë në negociatat me BE.

“Pengesat janë si Himalajet, por nuk do të ishim të parët që janë ngjitur në Malin Everest”, tha presidenti serb.

Sipas tij detyrat më të rënda që dalin nga strategjia e Komisionit Evropian, janë për Serbinë. “Ka ardhur koha që te merren vendime, të paguhen çmimet e së kaluarës dhe të zgjidhen problemet e dekadave më parë”-vijoi më tej Vuçiç.

Ai tha se për çështje të tilla të rënda duhet të flasin qytetarët.

Next Post
Fjalim 8 orë në mbrojtje të emigrantëve, rekordi i politikanes amerikane

Fjalim 8 orë në mbrojtje të emigrantëve, rekordi i politikanes amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga divorci te hashashi, dy pistat e hetimit për ekzekutimin e babë e bir në Dukagjin

Nga divorci te hashashi, dy pistat e hetimit për ekzekutimin e babë e bir në Dukagjin

August 24, 2026
Sërish fluks i lartë në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit

Sërish fluks i lartë në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit

August 24, 2026
Rihapen regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta, ja deri kur keni afat

Rihapen regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta, ja deri kur keni afat

August 24, 2026
FOTO/ Zjarr i madh në masivin pyjor të Milotit, era favorizon vatrën, flakët po i afrohen dhe zonës së banuar!

“33 vatra zjarri në të gjithë vendin, 6 prej të cilave aktive”, MM bën bilancin e 24 orëve

August 24, 2026
GJKKO dënon Marjus Tafanin me 2 vite e 4 muaj burg, Kristi Bixheku fajtor për përkrahje të autorit të krimit

Tejkalimi i afateve bjerr besimin te drejtësia e re

August 24, 2026
SHBA rikthejnë sulmet ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge, dy të vrarë

SHBA rikthejnë sulmet ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge, dy të vrarë

August 24, 2026
Vaksina me mRNA kundër kancerit shënon moment historik: Rezultate pozitive në provën klinike

Vaksina me mRNA kundër kancerit shënon moment historik: Rezultate pozitive në provën klinike

August 24, 2026
Arrestohet Altin Shehu në Tiranë, në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar

Ftonte të miturit në kafe dhe më pas në banesë, arrestohet burri në Elbasan

August 24, 2026
Del foto e çiftit/ Kjo është e reja shtatzanë që u vra në dhomën e gjumit, në Kosovë

Del foto e çiftit/ Kjo është e reja shtatzanë që u vra në dhomën e gjumit, në Kosovë

August 24, 2026
Është e habitshme sa elastik bëhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht

Për ata që thonë se Erion Veliaj i është shmangur procesit në GJKKO

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com