• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

BE dhe Turqia: Çmimi i lartë në favor të Erdoganit

by Aalison Pearse Stevens
05/05/2016 22:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

BE nuk mundi të binte dakord për krizën e refugjatëve, dhe tani ajo varet nga vullneti i autokratit Turk Erdogan. Nëse Evropa kërkon të rifitojë besueshmërinë së saj, atëherë ajo duhet të përballet me pasoja,” shkruan Markus Becker për “Der Spiegel” ne artikullin e se Enjtes, datë 05.05.2016.

Duhet pranuar, Komisioni i BE-së ishte në dilemë: Nëse do të kishte shtyrë heqjen e regjimit të vizave për Turqinë, Ankaraja me  shumë mundësi do të ishte tërhequr nga marrëveshja me BE-në dhe do t’i linte emigrantët të lëviznin lirshëm për në Evropë. Për këtë arsye, mbase ishte e keqja më e vogël fakti që Komisioni i BE-së tashmë ka rekomanduar heqjen e regjimit të vizave për qytetarët turq.

BE-ja tani është duke paguar çmimin e paaftësisë për të siguruar vetë kufijtë e saj dhe për të ndarë në mënyrë të drejtë refugjatët midis vendeve anëtare: ajo i është dorëzuar vullnetit të mirë të Presidenti Turk, Rexhep Tayyip Erdogan, dhe kjo është për të e kushtueshme.

I kushton tani besueshmërisë së saj në çështjet e të drejtave të njeriut. Një nga kriteret që Ankaraja nuk i ka plotësuar ende – dhe që ka pak gjasa t’i përmbushë në kohën e duhur – është liria e shprehjes në Turqi. Erdogan ka sulmuar kritikët jo vetëm në vendin e tij, por kohët e fundit edhe në BE. Aktualisht AKP e Erdoganit po përpiqet t’u heq imunitetin një numri të madh deputetësh opozitar, të cilët rrezikojnë të ndiqen penalisht si të dyshuar për terrorizëm.

Nëse kjo është një përpjekje e Erdoganit për të gjetur pragun e durimit të BE, ai mund të vazhdojë i qetë: Deri më tani ai nuk e ka gjetur akoma këtë prag.

Vendimi i komisionit për heqjen e regjimit të vizave ndaj qytetarëve Turq e tregon këtë pa asnjë ekuivok. Por ky nuk është problemi në vetvete. Por mënyra se si u arrit kjo marrëveshje është ajo që ka shkaktuar një krisje në besimin e qytetarëve të BE. “Ne nuk do të luajmë me 72 kriteret,” thonte Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans, të Enjten e kaluar përpara Parlamentit Evropian – megjithëse ishte e qartë prej kohësh që do të ndodhte e kundërta.

Nëse BE kërkon të rifitojë besueshmërinë e saj, atëherë ajo duhet të trajtojë themelin e çështjes së refugjatëve: egoizmin e vendeve të veçanta anëtare. Nëse ndonjë vend anëtar kërkon vetëm të përfitojë nga bashkësia evropiane – si Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia- dhe nuk është i gatshëm të ofrojë ndihmë, atëherë ky vend duhet të përballet me pasoja. Një kolektiv që nuk sanksionon shpërndarjen e barrës, nuk mund të funksionoj në periudha afatgjata – kjo vlen si në çështjet e mëdha ashtu dhe ato të vogla. Për këtë arsye, qasja e Komisionit Evropian, për të aplikuar masa të ashpra ndaj anëtarëve që nuk solidarizohen, është e drejtë.

Një çmim duhet ta paguajë dhe Turqia. BE duhet t’ia bëjë të qartë qeverisë Turke që rruga, në të cilën shkelen të drejtat e njeriut dhe liria e shprehjes, nuk të dërgon në Evropë. Dhe që Turqia të mund të qëndrojë disi e braktisur në fund, duhet që Erdogan të abuzojë me detyrën e rojtarit të portës së emigrimit. (b.an)

(Der Spiegel , titulli në origjinal “EU und Türkei: Der hohe Preis für Erdogans Gunst”. Përgatiti Horald Kulli)

Next Post

Pse nuk i dëgjojmë të rrahurat e zemrës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In