• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE dhe KE, angazhim të ri për luftën kundër diskriminimit në Shqipëri

by Aalison Pearse Stevens
05/04/2016 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hapet një projekt dy-vjeçar për forcimin e organeve të barazisë dhe të të drejtave të njeriut në Shqipëri. Mbështetja për këtë projekt vjen nga Bashkimi Evropian dhe nga Këshilli i Evropës dhe ka të bëjë me “Rritjen e efektivitetit të Sistemit të Mbrojtje së të Drejtave të Njeriut dhe Anti-Diskriminimit në Shqipëri”. Zj. Romana Vlahutin, Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Z. Christos Giakoumopoulos, Drejtor i Drejtorisë të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës, Z. Igli Totozani, Avokati i Popullit, Zj. Bardhylka Kospiri, Zv/Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Zj. Irma Baraku, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi do të diskutojnë prioritetet e institucioneve të tyre respektive për të përmirësuar më tej praktikat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të anti-diskriminimit.

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës kanë bashkëpunuar për një kohë të gjatë në dhënien e asistencës për Shqipërinë nëpërmjet projekteve. Ky projekt që filloi në Dhjetor 2015, për 24 muaj, forcon  efektivitetin e anti-diskriminimit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri, duke kontribuar për kuadrin ligjor dhe atë institucional, si edhe duke rritur ndërgjegjësimin e publikut në përgjithësi dhe të grupeve të synuara specifike mbi aspektet kyçe.

Projekti do të përdorë një shumicë metodash të krijura dhe të provuara nga Këshilli i Evropës për zhvillimin e kapaciteteve dhe rritjen e ndërgjegjësimit në të gjitha shtetet anëtare. Për sa i përket aktiviteteve të trajnimit, projekti do të mbështetet gjerësisht në Programin Evropian për Edukimin mbi të Drejtat e Njeriut për Profesionistët Ligjorë (Programi HELP). Programi HELP mbështet shtetet anëtare të Këshillit të Evropës në implementimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në nivel kombëtar, në përputhje me Rekomandimin e Këshillit të Minsitrave (2004)4, me Deklaratën e Interlaken të vitit 2010 dhe Deklaratën e Brajton të 2012.

Garantimi i cilësisë dhe një sistem efektiv i mbrojtjes nga diskriminimi përbën një nga prioritetet që Bashkimi Evropian ka kërkuar nga qeveria shqiptare gjatë viteve të fundit, si një kusht për pranimin në BE. Pas dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë në 2014, Bashkimi Evropian theksoi se Shqipëria duhet të intensifikojë përpjekjet e saj për të siguruar një zbatim përfshirës, të gjithanshëm dhe të qendrueshëm të prioriteve kyçe të vendosura për Shqipërinë, duke përfshirë politiak për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të anti-diskriminimit.

Next Post

Pacolli: Kushtetuesja kundërshtoi veten, dhe ky është turp

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

March 14, 2026
Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

March 14, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

March 14, 2026
Kundër verbërisë!

Kundër verbërisë!

March 14, 2026
Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

March 14, 2026
Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

March 14, 2026
Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

March 14, 2026
Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

March 14, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me Iranin

March 14, 2026
“Marule” për të blerë dokumente greke? Ardit Bido zbulon faktet kundër Belerit

Një debat përtej një rasti: momenti për të rishikuar politikën penale

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In