• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

BE, 160 mijë euro investime për komunitetet rome dhe egjiptiane në Korçë

by
18/09/2015 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 2000 familje nga komunitetet rome dhe egjiptiane dhe komunitete të tjera që jetojnë në Korçë janë përfitues të dy projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian me vlerën 160,000 euro dhe të zbatuar nga PNUD-i në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Anëtarë të komuniteteve rome dhe egjiptiane morën pjesë sot në inaugurimin e këtyre projekteve infrastrukturore në zonat e tyre të banimit. Projektet përfshijnë një mjedis sportiv pranë Qendrës Ndërkulturor Komunitare dhe rehabilitimin e një blloku banimi.

“Kjo infrastukturë urbane e rinovuar plotësisht dhe e financuar nga BE, jo vetëm sjell një ndryshim në jetën e komuniteteve rome dhe egjiptiane në Korçë, por dëshmon qartësisht angazhimin tonë të përbashkët dhe konkret me qëllim që përfshirja sociale e komuniteteve rome dhe egjiptiane të bëhet realitet”, tha Shefi i Bashkëpunimit i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Yngve Engström.

Qendra Ndërkulturore Komunitare, e cila është ndërtuar gjithashtu si pjesë e projektit, shërben si një hapësirë shumë-funksionale për të rinjtë, organizatat e shoqërise civile, artizanët dhe sipërmarrësit. Qendra Ndërkulturore Komunitare mirëpriti disa muaj më parë diskutimet mbi Planin e Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve 2015-2020, një dokument që shpreh angazhimin e qeverisë së Shqipërisë për parandalimin e mënjanimit social dhe integrimin e qëndrueshëm të komuniteteve rome dhe egjiptiane, nëpërmjet sigurimit të aksesit të barabartë në shërbimet publike dhe sociale.12022484_1216511225042806_2636455338636206764_o

Zineb Toumi-Benjelloun, Koordinatore e Agjencive të OKB-së në Shqipëri dhe Përfaqësuese e Përhershme e PNUD-it në Shqipëri e pranishme në aktivitet theksoi se “jam shumë e kënaqur që shoh sesi këto projekte zhvillimore, të identifikuara nga vetë komunitetet rome dhe egjiptiane ndihmojnë në përmirësimin e kushte12029549_1216511481709447_3163985168215581636_ove të jetesës të të rinjve romë dhe egjiptianë”. “Vlerësimi im i dedikohet Bashkimit Evropian për financimin e këtij projekti në mbështetje të përfshirjes sociale për romët dhe egjiptianët. Gjithashtu, një falënderim të veçantë i dedikoj Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Bashkisë së Korçës për angazhimin e tyre drejt përfshirjes sociale të romëve dhe egjiptianëve”, tha ajo.

Bashkia e Korçës është bashkëfinancuese në këto projekte të zhvillimit infrastrukturor. Qendra Ndërkulturore Komunitare administrohet nga Departamenti i Shërbimeve Sociale në Bashkinë e Korçës. Një anëtar nga komuniteti rom ose egjiptian do të punësohet për të koordinuar aktivitetet e qendrës.

Në të njëjtën ditë, anëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian morën pjesë edhe në inaugurimin e bllokut të rehabilituar të banimit në lagjen 14. Ky bllok banimi ndodhet në pjesën juglindore të qytetit të Korçës, një zonë kryesisht e banuar nga komuniteti rom dhe egjiptian. Rehabilitimi i bllokut të banimit synon përmirësimin e një lagjeje urbane, duke 12029800_1216511405042788_6703614644661433999_ondërtuar një shesh lojrash për fëmijë, një kënd sportiv dhe një park pushimi. Komunitetet rome dhe egjiptiane përfaqësojnë rreth 50% të popullsisë në këtë lagje banimi.

Këto projekte të zhvillimit infrastrukturor janë identifikuar si prioritete nga Forumet Këshillimore Komunitare, anëtarë të së cilës janë individë romë dhe egjiptianë. Këto ndërhyrje janë pjesë e projektit “Mbështetje për përfshirjen sociale të komuniteteve rome dhe egjiptiane” (SSIREC), i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

12028664_1216511468376115_8173988721983987865_oProjekti zbatohet në rajonet e Beratit, Korçës dhe Vlorës dhe kontribuon në nxitjen e përfshirjes sociale dhe fuqizimin e komuniteteve rome dhe egjiptiane përmes inkurajimit të planifikimit me pjesëmarrje për zhvillimin e infrastrukturës; forcimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile rome dhe egjiptiane; nxitjen e punësimit dhe sipërmarrjes; si dhe nxitjen e respektimit të të drejtave të njeriut dhe diversitetit kulturor si një vlerë evropiane.

Që nga fillimi i zbatimit të tij në vitin 2012, projekti “Mbështetje për përfshirjen sociale të komuniteteve rome dhe egjiptiane” ka zbatuar dhjetë projekte infrastrukturore, duke përfshirë qendra ndërkulturore komunitare, kopshte, qendra për kujdesin shëndetësor dhe rehabilitim rrugor.

Next Post

Lideri islamik kërkon nga Jay Z: Thuaj Beyonce ‘të mbulohet’ (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhja e Trump për Prokurorin e Përgjithshëm është në dyshim, senatorja Republikane i del kundër: Politizim i administratës!

Zgjedhja e Trump për Prokurorin e Përgjithshëm është në dyshim, senatorja Republikane i del kundër: Politizim i administratës!

August 7, 2026
Thatësira historike në Danub zbulon më shumë se 200 anije naziste të fundosura që nga Lufta e Dytë Botërore! (FOTO)

Thatësira historike në Danub zbulon më shumë se 200 anije naziste të fundosura që nga Lufta e Dytë Botërore! (FOTO)

August 7, 2026
“Çmenduria” e Liverpool në merkato, i ofron PSG-së 115 mln euro për Barcola!

“Çmenduria” e Liverpool në merkato, i ofron PSG-së 115 mln euro për Barcola!

August 7, 2026
E pazakontë në Indonezi, majmuni sulmon dhe plagos 18 persona, shumë prej tyre morën mjekim kundër tërbimit!

E pazakontë në Indonezi, majmuni sulmon dhe plagos 18 persona, shumë prej tyre morën mjekim kundër tërbimit!

August 7, 2026
Zelensky bën vizitën e tij të parë në Serbi, zbulohet agjenda! Presidenti ukrainas do tentojë të ndajë Beogradin nga Moska (VIDEO)

Zelensky bën vizitën e tij të parë në Serbi, zbulohet agjenda! Presidenti ukrainas do tentojë të ndajë Beogradin nga Moska (VIDEO)

August 7, 2026
“Diçka e shpërqendroi shoferin”- Aksidenti ku vdiqën shqiptarët nënë e bir, eksperti grek: Shkak jo vetëm shpejtësia, por…

“Diçka e shpërqendroi shoferin”- Aksidenti ku vdiqën shqiptarët nënë e bir, eksperti grek: Shkak jo vetëm shpejtësia, por…

August 7, 2026
Tensione mes Italisë e Spanjës për emigracionin, Meloni i përgjigjet Sanchez: Nuk pranojmë ultimatume, kontrollet kufitare mbeten deri më 15 gusht

Tensione mes Italisë e Spanjës për emigracionin, Meloni i përgjigjet Sanchez: Nuk pranojmë ultimatume, kontrollet kufitare mbeten deri më 15 gusht

August 7, 2026
“Më jep paratë ose do të të vras”- Çmontohet organizata shqiptare e grabitjeve në Itali, 4 të arrestuar! Synonin shtëpitë e të pasurve

“Më jep paratë ose do të të vras”- Çmontohet organizata shqiptare e grabitjeve në Itali, 4 të arrestuar! Synonin shtëpitë e të pasurve

August 7, 2026
Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

Diplomacia nuk po bën punë, tre fronte me alarm të kuq: Shpërthime në Hormuz, sulme të reja në Jemen dhe ndaj anijeve në Odessa

August 7, 2026
Vihet në funksionim platforma e parë lundruese “me këmbë të tendosura” në botë për energjinë e erës me kapacitet 16 MW

Vihet në funksionim platforma e parë lundruese “me këmbë të tendosura” në botë për energjinë e erës me kapacitet 16 MW

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com