• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

BBC/ Vera e ngrysur e Donald Trump, hijet e shkarkimit të një Presidenti

by S M
22/08/2018 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

JAVANEWS / Spekulimet se Donald Trump mund të pezullohet janë ringjallur nga akuzat e reja, se ai ka paguar hua për gratë me të cilat dyshohet se ka pasur marrëdhënie.

Duke dalë në krye paralelisht me hetimin për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e fundit, akuzat në fjalë po dalin nga gjykimi i ish-avokatit të tij, Michael Cohen. Këto akuza ndoshta mund të meritonin ndjekjen e sistemit të drejtësisë penale, nëse Trump nuk do të ishte presidenti në detyrë.

Teksa studiuesit ligjorë sugjerojnë se ai nuk mund të ndiqet penalisht gjatë presidencës së tij, mënyra e vetme për të cilën ai mund të hiqet nga detyra do të ishte me anë të shkarkimit (impeachment), citon Javanews BBC.

Por, si ndodh kjo? Dhe saktësisht, kush ka pasur të njëjtin fat ndër presidentët e SHBA në të kaluarën? Përgjigja mund t’ju habisë …

Çfarë është gjithsesi fajësimi, siç quhet ndryshe procedura e shkarkimit?

Në këtë kontekst, të “fajësosh” do të thotë të bësh akuza në Kongres që do të përbëjnë bazën për një gjykim.

Kushtetuta e SH.B.A.-së thotë se një president “do të hiqet nga detyra për fajësimin dhe dënimin e tradhtisë, ryshfetit ose krime të tjera të larta apo kundërvajtje”.

Procesi i fajësimit duhet të fillojë nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe vetëm duhet të kalojë një shumicë e thjeshtë. Gjyqi do të mbahet në Senat.

Por këtu, pra në Senat, një votim prej dy të tretash është i nevojshëm për largimin e presidentit – dhe ky moment nuk është arritur kurrë në historinë e Amerikës.

Kush ka qenë në fakt i fajësuar deri më sot?

Pavarësisht se është kërcënuar në raste të shumta, vetëm dy presidentë janë hedhur në procedurë fajësimi (impeachment).

Më së fundi, Bill Clinton – presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara – u gjet i akuzuar për shkak të dëshmi të rreme përpara një jurie të madhe dhe pengim të drejtësisë, pasi ai gënjeu për natyrën e marrëdhënieve të tij me Monica Lewinsky dhe më pas u dyshua se i kërkoi ish-stazhieres që të gënjejë për këtë.

Kongresi votoi 228 në 206 në favor të presidentit Clinton për akuzën e parë dhe 221-212 për të dytën, citon BBC Javanews.

Duhet të theksohet se, në dhjetor të vitit 1998 kur u votua për shkarkim, vlerësimi popullor i Presidentit Clinton ishte 72%.

Sidoqoftë, kur rasti Clinton arriti në Senat në vitin 1999, nuk mori mbështetjen e dy të tretave që duhej për të kaluar. Si pjesë e analizës, BBC komentonte në atë kohë, se republikanët “në padurimin e tyre për të rrëzuar presidentin, kurrë nuk ndaluan të mendojnë nëse akuzat mund të provohen përtej dyshimit të arsyeshëm”.

Presidenti i dytë i shkarkuar?! Le ta themi që në fillim: Nuk ishte Richard Nixon! (Më shumë për këtë më poshtë).

Në fakt, i vetmi president tjetër i akuzuar ishte Andreë Johnson, i cili shërbeu për katër vjet nga 1865 – presidenti i 17-të i SHBA do të mbante rolin.

Ai u pezullua nga Shtëpia në 1868. Votimi erdhi vetëm 11 ditë pasi ai u hoq nga Edëin Stanton, sekretari i tij i luftës – një njeri që nuk pajtohej me politikat e tij.

Paralelet midis shkarkimit të z. Stanton dhe atij të drejtorit të FBI-së, James Comey, një njeri i cili thuhet se nuk pajtohej me z. Trump, nuk kanë kaluar pa u vënë re në shtypin amerikan.

Ndryshe nga Z. Clinton, megjithatë, mbijetesa e zotit Johnson ishte në sajë të një votimi të ngushtë: dy të tretat e votave u humbën vetëm me një votë, falë një numri republikanësh.

Më vonë, senatori i Iowa, James Grimes shpjegoi: “Nuk mund të pajtohem që të shkatërroj punën harmonike të Kushtetutës, për hir të heqjes së një presidenti të papranueshëm”.

Pra – a mund të fajësohet zoti Trump?

Në teori po. Ai teknikisht mund të akuzohej për shkelje të betimit të tij për të “ruajtur, mbrojtur dhe mbrojtur” kushtetutën amerikane.

Në praktikë, megjithatë, kjo gjë është shumë më pak e mundshme.

Siç thekson gazetari i BBC-së në Amerikën e Veriut, Anthony Zurcher, “nëse kjo do të ishte një Dhomë Përfaqësuesish e kontrolluar nga Demokratët, nenet e fajësisë do të përfshiheshin në procesin e hartimit”.

Fakti është që ata nuk janë shumicë në Kongres. Republikanët kontrollojnë si Kongresin, ashtu edhe Senatin.

Shumica dërrmuese e republikanëve kanë mbetur besnikë ndaj Presidentit Trump dhe pozitat e tij janë shumë të qëndrueshme, sipas Qendrës Kërkimore Pew, këtë muaj.

Sigurisht, ekzistojnë përjashtime të dukshme, siç është senatori republikan John McCain, i cili i krahasoi skandalet që rrethojnë presidentin ndaj krizës së Ëatergate.

Ndërkohë që disa politikanë republikanë do të përpiqen të tejkalojnë turbulencat që do të krijojë kjo situatë, të tjerët që qëndrojnë në zgjedhjet afatmesme në nëntor do të pyesin veten nëse do të dëmtojnë shanset e tyre, duke e pranuar zotin Trump si lider të tyre.

Së fundmi: si e shmangu Presidenti Nixon shkarkimin?

Ai bëri atë që çdo njeri i ndjeshëm bën kur e di se batica është kthyer kundër tij. Ai u largua, perfundon BBC e cituar nga Javanews.

Përktheu për JavaNews Ardit Rada

Next Post
Sekuestrimi i 1 miliardë lekëve, i zoti u vra një vit më parë

Sekuestrimi i 1 miliardë lekëve, i zoti u vra një vit më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

Po punonte për riparimit të linjës së energjisë elektrike, humb jetën punonjësi i OSHEE në Belsh! Hetime për shkaqet

September 12, 2026
A mund të shndërrohet lufta SHBA-Iran në një konflikt ‘të ngrirë’ të zgjatur?

Marrëveshja për huanë direkte prej 302 milionë USD me Amerikën, ministri Nufi: Konfirmim edhe një herë nga SHBA i besimit të tyre te Shqipëria!

September 12, 2026
VIDEO/ Arratisja e shqiptarit në Greqi, edhe një i dytë tentoi por u ndalua! Ky është automjeti i aksidentuar i autorëve! Gjendet dhe arma, zbulohen pamjet

VIDEO/ Arratisja e shqiptarit në Greqi, edhe një i dytë tentoi por u ndalua! Ky është automjeti i aksidentuar i autorëve! Gjendet dhe arma, zbulohen pamjet

September 12, 2026
“Tajlanda nuk është në shitje”- Në Bangkok nisin protestat para Ambasadës së Izraelit!

“Tajlanda nuk është në shitje”- Në Bangkok nisin protestat para Ambasadës së Izraelit!

September 12, 2026
“Marshi për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, qytetarët nisin grumbullimin në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë (FOTO)

“Marshi për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, qytetarët nisin grumbullimin në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë (FOTO)

September 12, 2026
EMRAT+FOTO/ Kthyen ish-qendrën tregtare në ‘fermë hashashi”, arrestohen 2 shqiptarët në Angli! Vlera e drogës 1.3 milionë paund, ja si u zbuluan

EMRAT+FOTO/ Kthyen ish-qendrën tregtare në ‘fermë hashashi”, arrestohen 2 shqiptarët në Angli! Vlera e drogës 1.3 milionë paund, ja si u zbuluan

September 12, 2026
Marshimi në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, mijëra qytetarë nga Shqipëria dhe Diaspora drejt Prishtinës! Radhë të gjata në Morinë

Marshimi në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, mijëra qytetarë nga Shqipëria dhe Diaspora drejt Prishtinës! Radhë të gjata në Morinë

September 12, 2026
“Rrezikohet besimi te drejtësia”- Leka: Absurde që gjyqtarët dhe prokurorët të rrisin vetë pagat e tyre! E interpretuan gabim vendimin e Kushtetueses

“Rrezikohet besimi te drejtësia”- Leka: Absurde që gjyqtarët dhe prokurorët të rrisin vetë pagat e tyre! E interpretuan gabim vendimin e Kushtetueses

September 12, 2026
“Do të luaj deri në 100 vjeç!”- Intervista që po trondit rrjetin, Mbappé shpërthen: Jam pranë ekselencës, ndaj dhe më kritikojnë!

“Do të luaj deri në 100 vjeç!”- Intervista që po trondit rrjetin, Mbappé shpërthen: Jam pranë ekselencës, ndaj dhe më kritikojnë!

September 12, 2026
Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

Kryetari i bashkisë humb jetën në aksident, po udhëtonte me motor kur doli nga rruga dhe…

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com