Gjatë ditës, Rusia është ka deklaruar se do të rrallojë sulmet në Ukrainë dhe se do të tërhiqet nga përpjekjet për pushtimin e Kievit dhe qytetit verior, Chernihiv.
Mirëpo, pak më parë, korrespondenti i BBC Jeremy Boëen që gjendet në Kiev, ka raportuar se ende po dëgjohen shpërthime nga betejat që po zhvillohen në veriperëndim të qytetit.
“Me siguri po ndodh 15 deri 25 kilometra larg nga këtu dhe s’mund të them nëse po vjen nga ukrainasit apo rusët, por është fakt se ende po zhvillohet”, ka thënë ai.
“Kështu që, nëse ka një plan për të rralluar nivelin e aktiviteteve ushtarake në kufijtë e këtij qytetit, kjo gjë nuk ka ndodhur ende”, ka shtuar gazetari i BBC.
Në anën tjetër, NEXTA, ka raportuar se pothuajse e gjithë Ukraina gjendet nën alarm ajror.
Sipas NEXTA, ka informacione për shpërthime në Kiev, Kharkiv dhe Khmelnytskyi.
“Ka raportime për një sulm masiv të raketave drejt Ukrainës nga regjioni Gomel i Bjellorusisë”, shkruan mediumi në Twitter.
g.kosovari
Sot në mëngjes e.përgënjeshtruan mediat ukrainase,duke thënë se shpërthimet në periferi të Kievit mund të jenë bërë nga vet ukrainasit.Kjo s,do të thotë që rusët nuk janë pushtues dhe nuk kanë vrarë mijëra qytetarë të pafajshëm