• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BBC: Pas 30 vitesh harrese, Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve

by Java News
16/11/2017 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria sapo ka filluar një inciativë mbarëkombëtare për të rehabilituar varrezat e dëshmorëve të luftës, të lëna pas dore për një kohë të gjatë, në prag të përvjetorit të ditës së Çlirimit nga pushtimi gjerman, më 29 nëntor.

Këtë e bëri të ditur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë një vizite në varrezat e Peshkopisë, skena e një numri betejash të rezistencës kundër pushtuesve italinë e më pas gjermanë në Luftën e Dytë Botërore.

Rehabilitimi po ndërmerret nga autoritetet vendore dhe forcat ushtarake dhe përfshin pastrimin nga barishtet, restaurimin e mermereve dhe pllakatave si edhe shtrimin e rruginave ndërmjet varreve.

”Kjo iniciativë e Ministres së Mbrojtjes, që përfshin 22 varreza në vend, ka si qëllim të nderojë dhe respektojë dinjitetin e të rënëve”, deklaroi vetë ministrja në një video, të postuar në faqen zyrtare të ministrisë, drejtuar trupave ushtarake dhe autoriteve lokale.

”Kjo iniciativë është gjithashtu një shprehje e vendosmërisë sonë për të çuar përpara idetë e atyre të cilët shkruan historinë e Shqipërisë me gjakun e tyre, që dhanë jetën për brezat e ardhshëm të shqiptarëve. Ajo siguron një mjedis të denjë për të afërmit në mënyrë që të përkujtojnë sakrificat e të dashurve të tyre”, thotë ministrja.

28 000 dëshmorë

Varrezat u ndërtuan dhe u mirëmbajtën nga autoritetet komuniste të pasluftës.

Ato u shndërruan në një pikë kryesore të mbulimit me lavdi të 28 000 dëshmorëve, të cilët dhanë jetën duke luftuar për forcat e rezistencës të udhëhequra nga komunistët.

Por, pas rënies së komunizmit në 1990, shumë nga qeveritë demokratike që pasuan nuk kishin as burimet dhe as dëshirën për të harxhuar para në këto vende duke i parë varrezat si një tablo të njëanshme të luftës.

Roland Qafoku, gazetar i njohur dhe autor i një filmi dokumentar për Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e mirëpriti punën restauruese, por u bëri thirrje autoriteteve të shfrytëzonin këtë rast për të nderuar kujtimin e të gjithë atyre të cilët luftuan për vendin e tyre.

Ai i tha rrjetit ”Balkan Insight” se asnjë nga të rënët në luftë të varrosur atje nuk janë monarkistë apo nacionalistë, shumë prej të cilëve u persekutuan apo u dëbuan nga komunistët të cilët pas luftës dolën fitimtarë.

“Përpara se të restaurojnë varret e atyre të cilët tashmë janë të varrosur aty, qeveria duhet të financojë kthimin e trupave të të gjithë atyre të cilët luftuan shumë dhe me çdo mënyrë për vendin e tyre”, thotë ai.(ATSH)

ma.me

Next Post
Ramush Haradinaj premton: Flamurin e Ibrahim Rugovës do ta bëj flamur të Kosovës

Ramush Haradinaj premton: Flamurin e Ibrahim Rugovës do ta bëj flamur të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In