• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BBC: Njihuni me shqiptarin dhe biznesin e tij, ku paraja cash është e pavlefshme

by Java News
13/12/2018 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bizneset pa para cash mund të jenë më të sigurta dhe më të përshtatshme, por a janë më të popullarizuara me publikun në përgjithësi?

Pas një grabitjeje në pub-in e tij The Crown and Anchor, në Londër, Arbër Rozhaja i tha vetes mjaft me kaq dhe ndryshoi komplet taktikë. Hajdutët shkojnë gjithnjë drejt kasave për të marrë paratë, por … po sikur aty të mos ketë para fare?!

Rozhaja, drejtues operacional në firmën mëmë të pub-it, London Village , llogariti volumin e transaksioneve në para të gatshme dhe u shokua.

“10-13% të të ardhurave totale  ishin në para Cash dhe pjesa tjetër ishte me kartë” – tha ai.

Pra, në muajin tetor, pub-i i tij  funksiononte plotësisht dhe vetëm me kartë. Pa para të gatshme. Konsumatorët mund të përdorin karta debiti, karta krediti apo Android Pay dhe Apple Pay.

Por paratë në dorë nuk ju a pranon njeri. Në derën hyrëse lexohet : “Ju kërkojmë ndjesë por është epoka dixhitale”.

Ajo që filloi si një masë për të penguar grabitësit, është tani rezultat i një vendimi të kohës në biznes, sipas Rozhajës.

Për stafin e bizneseve të London Village, përfitimet e punës pa para cash përfshijnë shumë benefite, të tilla si: nuk i duhet të numërojnë grumbuj të pafund monedhash në fund të natës, menaxherët nuk kanë më nevojë për të udhëtuar nëpër qytet me çanta parash të gatshme që  të depozitohen në bankë.

Rozhaja thotë se pavarësisht se ka ankesa për këtë fakt nga klientët, shumica e mendimeve ka qenë pozitive.

Por, a po humbet paraja cash në Britaninë e Madhe?

Institucionet që hedhin poshtë paranë cash po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në mbarë botën.

Për shembull, në supermarketin e ri në Singapor, ku robotët paketojnë çantat, paraja cash nuk vlen.

Madje edhe Ikea në Suedi ka eksperimentuar për blerje pa para të gatshme.

Ekzistojnë gjithashtu konsiderata etike. Disa argumentojnë se institucionet pa para cash janë diskriminuese, pasi e bëjnë më të vështirë ose të pamundur për klientët e pastrehë ose ata që nuk kanë llogari bankare të blejnë.

Shqetësime të tilla kanë çuar në sfida ligjore kundër ndërmarrjeve pa para cash në SHBA.

A është zoti Rozhaja i shqetësuar për largimin e njerëzve nga ky fakt?  “Jo, është e lehtë të marrësh një kartë të parave me parapagim online. ” – thotë ai.

Edhe pse paratë cash padyshim që po përdoren gjithnjë e më pak, sigurisht nuk janë drejt zhdukjes.(SCAN)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

November 23, 2026
“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

November 23, 2026
Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 23, 2026
Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

November 23, 2026
“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

November 23, 2026
U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

November 23, 2026
Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

November 23, 2026
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In