• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

BBC: Çfarë do ta detyronte NATO-n të përfshihet në lufte me Rusinë

by A R
10/04/2022 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pa dyshim, sfida për NATO-n gjatë gjithë luftës në Ukrainë ka qenë se si t’i ofrojë mbështetje të mjaftueshme ushtarake Ukrainës për t’u mbrojtur, por pa u përfshirë vetë në konflikt.

Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia ose i përhapjes së konfliktit përtej kufijve të Ukrainës në një luftë më të gjerë është vazhdimisht në mendjet e liderëve perëndimorë dhe  rreziku që një skenar i tillë të ndodhë është jashtëzakonisht i lartë. Vetë shefi i NATO-s Jens Stotelnberg thuajse në çdo dalje të tij publike ka theksuar se fokusi kryesor i aleancës mbetet që konflikti të mos përshkallëzohet më tej.

Por çfarë do ta detyronte organizatën më të fuqishme ushtarake në botë të përfshihej në luftë me Rusinë ?

Skenari i parë ka të bëjë me një raketë të furnizuar nga NATO, e cila  lëshohet nga forcat ukrainase në Odesa dhe godet një anije luftarake ruse në det duke i shkaktuar vdekjen e afro 100 marinarëve.

Një numër i tillë viktimash në  këto përmasa do të bënte që presidenti rus Vladimir Putin të përgjigjet. E dyta shkruan BBC është një sulm i mundshëm që mund të godasë një kolonë me pajisje ushtarake që kalon nga një vend i NATO-s, si p.sh. Polonia ose Sllovakia, për  në Ukrainë.

Nëse do të kishte viktima në anën e kufirit të NATO-s, kjo potencialisht mund të nxiste nenin 5 të kushtetutës së NATO-s, pra që nëse një vend anëtar sulmohet e gjitha aleanca kundërpërgjigjet.

Dhe e fundit thotë media britanike është një shpërthim në një objekt industrial që rezulton në lëshimin e gazrave toksike. Ndërsa kjo tashmë ka ndodhur, nuk ka pasur asnjë vdekje të raportuar.

Por nëse do të rezultonte viktima të shumta dhe nëse zbulohet  se  është shkaktuar qëllimisht nga forcat ruse, atëherë  aleanca do të  jetë e detyruar të përgjigjet.

/a.r

Next Post
Ëndrra jonë me… koronavirusin

Qeveria edhe duhet përgëzuar!

Comments 1

  1. Igor says:
    4 years ago

    Neqoftese ndodhe kjo gje ateheri te mjerit neve Shqiptaret qe e shkateruan ushtrine dhe mendojne mbeshtetjen e NATOS ,neve dote sulmohemi nga dy shtete ku kjo don te thote humbja e Kosoves dhe fundi i ekzistences se Shqiperise ,dhe ju jeni vete fajetore qe prisni qe Turqia ose Natoja dote ju mbroje JO e vetmja mbrojtje esht Kapitullimi pse askush nuk dote ju ndihmoj,ndoshta e kam gabim?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

March 30, 2026
Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

March 30, 2026
Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

March 30, 2026
“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

March 30, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

March 30, 2026
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

March 30, 2026
Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

March 30, 2026
Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

March 30, 2026
Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

March 30, 2026
Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In