• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

BB vlerëson performancën për menaxhimin e borxhit, kritikat për dikasterin e drejtuar nga LSI

by A R
25/01/2018 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka Botërore vlerëson qeverinë për menaxhimin e borxhit, por kritikon menaxhimin e investimeve publike kur në krye të ministrisë së Infrastrukturës ishte LSI.

Një raportin e BB ajo që bie në sy është fakti se problemet gjenden vetëm në sektorin e drejtuar prej LSI, specifikisht nga ish-ministri i Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto. Në raport thuhet saktësisht “Menaxhimi i borxhit është një fushë me performancë të fortë. Në kontrast, menaxhimi i investimeve publike mbetet një sfidë”.

Pra, nëse në rastin e borxhit ka nota vlerësuese për ecuri pozitive, kur vjen puna te menaxhimi i investimeve publike ka probleme dhe akoma mbetet sfidë e hapur.

Për ta konkretizuar këtë, BB në raportin e saj jep edhe raste konkrete keqmenaxhimi investimesh publike, kur shkruan se: ‘’Shqipëria investon mesatarisht 600 milionë euro në vit në projekte publike si rrugë, shkolla apo vepra të tjera. Por veçanërisht veprat madhore, zgjaten me disa vite përtej afateve, siç është rasti i rrugës Elbasan-Tiranë por edhe by pass-et e Fierit dhe Vlorës. Zgjatja e afateve përveçse rrit koston për qytetarët dhe ul efektivitetin e tyre ka dhe kosto sociale.’’

Kujtojmë se në dhjetor të 2017, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ka dorëzuar dje një dosje voluminoze në organin e akuzës. Shkak për këtë kallëzim është bërë rruga Elbasan-Tiranë, pasi pas një auditi të kryer pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar është konstatuar një dëm prej 54 milionë dollarësh ndaj shtetit mbi zbatimin e kontratave për ndërtimin e këtij segmenti rrugor. Kallëzimet penale kanë nisur me ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhikën, i vendosur në atë pozicion nga LSI, nën varësinë e ministrisë së Infrastrukturës.

Këtë e konfirmon edhe raporti i BB, i cili i vë vulën menaxhimit të keq të këtij sektori nga LSI, parti sot në opozitë.

Në raportin e posaçëm ku skanon shpenzimet buxhetore dhe menaxhimin e financave publike në Shqipëri, banka shpjegon dhe arsyet se pse menaxhimi i investimeve është problematik. “Të dhënat jo komplete, sistemet e dobëta të mbikëqyrjes të shoqëruara me ndërhyrjet politike cenojnë efektivitetin dhe efiçencën e vendimeve për menaxhimin e investimeve publike”, thuhet më tej.

Sipas Bankës këto probleme kërkojnë vëmendje të shtuar, duke përfshirë mungesën e vlerësimeve gjithëpërfshirëse për projektet publike, si dhe mbikëqyrjen e tyre./Lexo.al

Next Post
Masat e fundvitit, Shefja e Kufirit inspektime në terren: Denonconi abuzimet

Një femër favorite për kreun e Policisë së Shtetit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk e do bashkimin e Opozitës”- Ish-kryetarja e Forumit Rinor të PD: Berisha simbol i korrupsionit shqiptar, nuk ka fuqi që të sfidojë Ramën!

“Nuk e do bashkimin e Opozitës”- Ish-kryetarja e Forumit Rinor të PD: Berisha simbol i korrupsionit shqiptar, nuk ka fuqi që të sfidojë Ramën!

November 6, 2026
Aksident tragjik në Francë, autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet edhe për viktima!

Aksident tragjik në Francë, autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet edhe për viktima!

November 6, 2026
Ministri Hoxha takohet me homologun rumun: Mbështetje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së!

Ministri Hoxha takohet me homologun rumun: Mbështetje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së!

November 6, 2026
Presidenti me veto në Zyrën Ovale. Hegseth dhe Rubio nuk e “tradhtojnë”: Me Trump deri në fund!

Presidenti me veto në Zyrën Ovale. Hegseth dhe Rubio nuk e “tradhtojnë”: Me Trump deri në fund!

November 6, 2026
Paketa e masave/ PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat, Bardhi: Po cenohet e drejta e qytetarëve!

Paketa e masave/ PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat, Bardhi: Po cenohet e drejta e qytetarëve!

November 6, 2026
Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

Humbje të mëdha në bursa pas disfatës së republikanëve dhe Trump! Investitorët shesin aksionet, “zhduken” 3,2 trilionë dollarë

November 6, 2026
Pasaporta shqiptare po, por jo fanella kuqezi, dy mungesa të bujshme në listën e nëntorit

Pasaporta shqiptare po, por jo fanella kuqezi, dy mungesa të bujshme në listën e nëntorit

November 6, 2026
Kërcënimet e Evropës nga Irani, Pentagoni po shqyrton vendosjen e raketave “Patriot” në Kretë! Lëvizja e radhës e Trump

“Raketat Patriot mbeten prioriteti kryesor”- Zelensky: Ukraina duhet të përshtatet me realitetin e ri politik në SHBA!

November 6, 2026
Champions League/ Barcelona kërkon fitoren në start, pritet spektakël në Liverpool-Atletico

Renditja e UEFA-s, Anglia para të gjithëve, e ndjekin Portugalia dhe Belgjika! Italia gjendet larg

November 6, 2026
Bllokuan qarkullimin gjatë protestës së djeshme në bulevard, Policia gjobit 12 persona të tjerë me 5 mijë lekë secili!

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës së djeshme në bulevard, Policia gjobit 12 persona të tjerë me 5 mijë lekë secili!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In