• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Baze: Nëse nga SPAK aplikohen standarte të ndryshme, do na çojnë në drejtësi selektive

by A R
14/02/2025 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Mero Baze shpjegoi se vendimi për të arrestuar Erion Veliajn në mes të fushatës elektorale është një akt që buron nga ndjenja e SPAK se duhet të ripozicionohet në kushtet e reja të krijuara pas ndryshimeve politike në SHBA dhe sulmeve të Berishës ndaj tij.

Baze kritikoi standardet e dyfishta të SPAK dhe ndaloi veçanërisht te disa raste që i cilësoi banale.

Rasti i vilës së prindërve të Ajola Xoxes në Golem

Një nga shembujt që përmendi Baze ishte çështja e akuzës ndaj vilës së prindërve të Ajola Xoxes në Golem, për të cilën SPAK pretendon se është e Erion Veliajt, duke u bazuar në faktin se atje ka lodrat e djalit të tij.

Baze ironizoi këtë argument duke thënë:
“Nuk e di ku ndalohet që nipi të rrijë tek shtëpia e gjyshes, por di që Sali Berisha na ka bërë karshillëk për 10 vite tek vila në Lalëz dhe thoshte se e ka vajza.”

“Pra, Berishës i lejohet të rrijë me mbesat tek vila e vajzës, por djalit të Erionit nuk i lejohet të rrijë me gjyshen, sepse quhet vila e tij?!”

Problemi i përgjimeve te gjyqtareve dhe ndikimi në Gjykatën Speciale

Baze foli gjithashtu për skandalin që ekziston me të drejtën e SPAK për të përgjuar anëtarët e Gjykatës Speciale, një praktikë që sipas tij i gjunjëzon ata dhe cenon pavarësinë e drejtësisë.

Ulja e standardeve të dënimit dhe paraliza e administratës

Sipas Bazes, SPAK duhet të vendosë prioritete të qarta për hetimet dhe çështjet që çon për gjykim, për të mos krijuar situata ku dënohen kryetarë bashkie që hapin rrugë fshati, ndërkohë që ende nuk pyetet Sali Berisha për krimet e tij.

“Ulja e standardeve të dënimit mund të paralizojë administratën,” tha Baze.
“Nëse ndjek këtë logjikë, do të duhet të dënoheshin të gjithë administratorët e shtetit shqiptar, ndërsa do të liheshin të lirë ata që vrasin për të vjedhur dhe për të mbajtur pushtetin.”

Next Post
VIDEO / Punimet në rrugën që lidh vendin me Malin e Zi, Rama: E kthen Shkodrën si kryeqendër të rajonit

VIDEO / Punimet në rrugën që lidh vendin me Malin e Zi, Rama: E kthen Shkodrën si kryeqendër të rajonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com