• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Baza ku fshihej Dumani në Gjilan, u zbulua përmes të ëmës. Policia e rrethoi, por agjentëve u iku sy më sy

by Java News
08/10/2022 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dështimi i operacionit të Policisë së Shtetit, për kapjen e Nuredin Dumanit në Gjilan të Kosovës, ka ngritur dyshime të forta për një vetëlejim ikjeje të tij, përmes kordonit rrethues të skuadrës operacionale dhe FAST.

Efektivë të forcave speciale policiore dyshohen se kanë ndihmuar në arratisjen e shumë të kërkuarit Nuredin Dumanit drejt Kosovës.

Në muajin Shkurt dhe Mars 2022, anëtarë të dy njësive speciale policore skuadrës operacionale dhe FAST kanë qënë në Kosovë, me qëllim arrestimin e të shumëkërkuarit, Nuredin Dumani.

Ai kishte dy vite që kërkohej nga policia për vrasjen e Bujar Çelës në Elbasan dhe dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia në Durrës. Në rrugë operative policia kishte rënë në gjurmët e Dumanit dhe njëherësh në fillim të vitit 2022, kishte zbuluar bazën se ku fshihej ai në Gjilan.

“Ora News” mëson se FAST ka ndjekur disa herë nënën e Dumanit nga Durrësi në drejtim të Kosovës, shtet në të cilën ajo shkonte blinte rroba të përdorura dhe i tregtonte në Durrës. Përmes këtij gjurmimi, policia ka krijuar bindjen se njeriu që kërkonte fshihej ne Gjilan.

Një grup i skuadrës së operacionales dhe FAST-it në policinë e Shtetit udhëtoi drejt Gjilanit, duke rrethuar pallatin ku fshihej Dumani.Por megjithëse informacioni ishte i saktë se Dumani ndodhej në apartament, si operacionalja dhe FAST, nuk mundën ta kapin duke kthyer duarbosh në Tiranë.

Momenti i rrethimit dhe dështimit policor, ka dalë 1 muaj e gjysëm më vonë, duke u treguar nga vetë Dumani para prokurorëve të SPAK. Për këtë dështim, ende nuk është bërë asnjë analizë nga ana e policisë së shtetit, me qëllim nxjerjen e shkaqeve se pse Nuredin Dumani, çau krejt i qetë kordonit rrethues të agjentëve të policisë.

Rrethimi në Gjilan, dështoi dhe për këtë janë ngritur dyshime të forta se dikush brenda policisë e ndihmoi atë të ikë fillimisht në Pejë e më pas në Prizren.

Ai ka hyrë në mesin e muajit Mars në territorin e Shqipëri, duke përdorur pikën kufitare të Morinës në Kukës. Sërisht askush nga policia kufitare nuk ka ushtruar kontroll ndaj tij. Dumani u arrestuar mbremjen e 29 marsit 2022, në një apartament në Fier, ku ai kishte mbetur i plagosur në atentatin e Papërit. /m.j

Next Post
Rigjykimi/ Ish-ministri Spiro Ksera në Gjykatën e Lartë: Kishte bërë rekurs 5 vjet më parë, tani i erdhi radha

Rigjykimi/ Ish-ministri Spiro Ksera në Gjykatën e Lartë: Kishte bërë rekurs 5 vjet më parë, tani i erdhi radha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In