• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Baza e NATO-s në Kuçovë: Hapet në 4 Mars, rikthehen fluturimet e avionëve ushtarake

by Java News
21/02/2024 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Baza ajrore e Kuçovës, tashmë e transformuar është gati për t’u hapur. Nga muaji mars ajo do të shërbejë si baza taktike e NATO-s në Shqipëri.

Punimet që nisën në janar të vitit 2022 janë drejt përfundimit. Ivestimi që kap vlerën rreth 50 milion euro përfshin rindërtimin e depove të armatimit, të karburantit, stacioneve të armatimit, parkingut të avionëve, stacionit kundër avarive dhe zjarreve, rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit.

“Baza Kuçovës është ndërtuar në vitin 1955, si baza e parë ajrore shqiptare për të mbrojtur hapësirën ajrore. Prej vitit 2005 kjo bazë ka shërbyer kryesisht për stërvitjen e pilotëve të forcave të armatosura të shqipërisë. Ky investimi e kthen atë në një bazë moderne, që mundëson dislokimin e mjeteve ajrore të aleancës, që do të shërbejë për operacionet kombëtare dhe ato strategjike të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.”

Viktor Vangjeli prej 27 vitesh ka shërbyer si pilot në bazën e Kucovës thotë me bindje se kjo bazë e kthen Shqipërinë në një pikë strategjike.

“Është pozicion i favorshem për ballkanin dhe gjithë rajonin. Ne kemi intëres mbrojtje se baza është e përbashkët.”

Ish piloti, sot pensionist 85 vjecar kujton fluturimet e tij të shumta.

“Kondidat meteorologjike. Janë shunë të favorshme ne fluturonim edhe natën edhe ditëb, edhe me shi. Mund të ulesh edhe ne100 metër se është fushor.”

Mes shumë fluturimeve, të nisura që në vitin 1963, Viktor Vangjeli ka ruajtur vetëm kujtimet e bukura, ndërsa vështirësitë e fluturimit në ajër nuk do t’i kujtojë.

“Fluturimi i parë ka qenë kursant, patjetët me emocione. Ne e dashuronim profesionin, fluturonim me ndërgjegje.”

“Baza e aleancës më të madhe ushtarake në botë, pritet të ketë një ndikim pozitiv jo vetëm në aspektin e sigurisë, por edhe për qytetin e vogël të Kuçovës. Por çfarë mendojnë qytetarët e Kuçovës?”

“Mendoni se do të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe social të Kuçovës? Shpresojmë që po.”

“Shpresojmë të ketë më shumë punësim, ne këtë duam.”

“Ca ndikimi pozitiv do ketë? Ata po i mbarojnë punimet do ikin. Aty do vinë ushtarakët tani.”

Familjet kuçovare kanë nxjerrë ndër vite breza ushtarakësh.

“Unë kam pasur bashkëshortin në uzinën e aviacionit. Edhe djalin aty e kam sot. Nusja e djalit pujnon me NATO-n në Poloni, shpreson që të vijë dhe të punojë këtu.”

Baza e Kuçovës para vitit 90 ishte pikë strategjike e ish traktatit te Varshaves, aleance e vendeve te lindjes komuniste. Aty fluturonin avionë rusë dhe kinezë, ndërsa sot ato kanë mbetur relikë. Tashmë baza e Kuçovës ka ndryshuar faqen e historisë. Ajo është transformuar në një bazë moderne me të gjitha standardet e NATO-s dhe do të përdoret nga si nga Aleanca e Veritalatikut është dhe ushtria shqiptare./abc

Next Post
Deklaratat e Berishës dhe Ramës kundër Bashës, reagon Kulluri: Bashkë kundër PD. Siç u kallëzua për…!

Deklaratat e Berishës dhe Ramës kundër Bashës, reagon Kulluri: Bashkë kundër PD. Siç u kallëzua për...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In