• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Baza e NATO në Kuçovë/ Gjenerali amerikan: Do sjellë aftësi që s’i ka asnjë në rajon, do përdoret edhe nga ushtria e SHBA

by Java News
26/09/2019 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjenerali amerikan, Stephen M. Twitty, ka zbuluar arsyet pse NATO vendosi të ngrejë një bazë të saj në Shqipëri dhe pikërisht në Kuçovë. Në një intervistë për “News24”, për gazetarin Thimi Samarxhiu, gjenerali i njohur është shprehur se Kuçova është një vend shumë i mirë për të mundësuar akses në Ballkan, duke shtuar se kjo bazë do të përdoret edhe nga ushtria amerikane.

“E para, nëse shikoni aksesin, është në një vend shumë të mirë për të mundësuar akses në Ballkan dhe e dyta modernizimi i asaj baze të do të sjell aftësi që nuk janë në asnjë bazë në këtë Rajon. Jo vetëm NATO por edhe ne, Ushtria e SHBA do ta përdorim atë bazë”, ka thënë gjenerali.

Më tej, gjeneral Tëitty ka shprehur solidaritet me shqiptarët e prekur nga tërmeti i fuqishëm i të shtunës me magnitudë 5.8, duke thënë se do të kenë mbështetjen e SHBA.

Duke qenë se kjo është vizita e tretë në Shqipëri, që prej vitit 1999, gjenerali ka deklaruar se “ju keni një zhvillim të jashtëzakonshëm ekonomik dhe jam shumë i impresionuar nga ushtria juaj. E ardhmja juaj është e ndritur”.

“Kam qenë këtu në 1999, ku po përpiqeshim të anëtarësonim Shqipërinë në NATO, kam qenë ndihmësi i Gjeneralit Clark në atë kohë dhe vendi juaj i dha vlerësimin më të madh Gjeneralit Clark në atë kohë. Kam qenë në Tiranë, bregdetin dhe mund të them që ju keni një zhvillim të jashtëzakonshëm ekonomik dhe jam shumë i impresionuar nga ushtria juaj. E ardhmja juaj është e ndritur”, tha Gjerenali amerikan.

Përtej pjesës ushtarake, si kjo bazë do ndihmojë njerëzit në Shqipëri?

“Do të shihni më shumë forca të NATO-s që do jenë në bazë, do të shihni forca amerikane dhe si rezultat mund të shihni dhe një zhvillim ekonomik. Është ende herët për të bërë një parashikim, por jam i sigurt që sa më shumë trupa të vijnë, do fillojnë të shihen dhe frytet ekonomike. Por edhe njëherë, është ende herët në këtë pikë”, tha ai.

Gjeneral, ndoshta është një pyetje politike, por a mund të kemi stabilitet në Ballkan me Serbinë që nuk e njeh Kosovën? Siç ju e përmendët ju keni qenë këtu në 1999, por tani kemi një Ushtri të Kosovës e cila mbështetet nga SHBA por jo dhe aq nga disa vende të tjera. Si do të vijoi kjo?

“Nuk dua të flas përpara drejtuesve politik dhe diplomatëve. Ne po e shohim këtë me vëmendje në SHBA, në aspektin e politikës. Prandaj them le të shohim se do të jetë qëndrimi dhe më pas kur të kthehem përsëri ma bëni atë pyetje”, tha ai.

Gjeneral, flasim shumë për influencë ruse apo të vendeve të tjera, sa reale është kjo influence? Dhe duke u kthyer tek Baza e Kuçovës, a mendoni që Shqipëria mund të jetë “objektiv” i Rusisë me këtë bazë?

“Do ta nis me pjesën e objektivit. NATO qëndron e bashkuar ku 29 vendet mbështesin njëra-tjetrën, dhe ashtu siç do vend që mund të jetë objektiv, edhe Shqipëria mund të jetë objektiv. Ajo që dua të them është që Shqipëria është pjese e një aleancë ku sulmi ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve. Lidhur me pjesën e parë të pyetjes, do ti rikthehem dhe njëherë asaj çfarë thash: nëse kemi një Ballkan të sigurt, në paqe, pa kërcënime, pa terrorizëm, pa korrupsion, pa të gjitha këto, atëherë kemi dhe një Europë të sigurt. Ne ndajmë të gjithë të njëjtat vlera, kemi të njëjtat interesa dhe kjo është të kemi një vend të lirë dhe të sigurt”, deklaroi Stephen M. Twitty. /BW

g.kosovari

Next Post
Sigurimi i detyrueshëm i banesave, deputeti i PS tregon dy opsionet e mundshme

Reforma zgjedhore, Shalsi: Të hapur për bashkëpunim me opozitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Gjenden disa kuti…”/ Policia kontrollon shtëpinë e Mandelson, çfarë fsheh ish-ministri britanik?

“Gjenden disa kuti…”/ Policia kontrollon shtëpinë e Mandelson, çfarë fsheh ish-ministri britanik?

February 8, 2026
Lehtësitë fiskale dhe kushtet e qëndrimit: Si po shndërrohet Shqipëria në destinacion për pensionistët amerikanë

Lehtësitë fiskale dhe kushtet e qëndrimit: Si po shndërrohet Shqipëria në destinacion për pensionistët amerikanë

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In