Bayern Munich, mbajtes i titullit, do te luaje ndeshjen e pare te sezonit te 53-te te Bundesliges duke pritur Hambourgun me 14 gusht, nderkohe qe Dortmund do te ndeshet me Mönchengladbach, beri te ditur te premten Liga gjermane e futbollit (DFL).
Bayern i Pep Guardiola do te prese nje rival, te cilin e mundi 8-0 ne ballafaqimin e tyre te fundit me 15 shkurt ne Allianz Arena.
Bavarezet do te luajne ne Hoffenheim nje jave me pas para se te presin ne shtepine e tyre Leverkusen e me pas Augsbourg.
Ne sezonin e pare me drejtues Thomas Tuchel, qe zevendesoi Jürgen Klopp, Dortmund do te kete nje ndeshje te veshtire me Mönchengladbach.
Wolfsburg, nenkampion i Gjermanise dhe fitues i Kupes, do te prese ne javen e pare Francfort.
Sezoni do te perfundoje me 14 maj, 27 dite para nisjes se Euro-2016 ne France.