• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Batutat/Rama- Berishës: Të kujtohet kur bëje xhiro me varkën e Sulos për t’parë Nexhmijen

by Java News
11/02/2016 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë seancës së sotme parlamentare, prej më shumë se një ore replikash e kundërreplikash, Kryeministri Rama dhe Sali Berisha kanë debatuar mes tyre, duke hedhur dhe një sërë batutash.

Ja disa nga to

Berisha: Nexhmije Hoxha është dora e zezë, është një kriminele pothuajse e të njëjti kalibër me të shoqin. Pasi u debilos nga sëmundja e të shoqit, lexoni po të doni memot e sekretarit të Hoxhës, cfarë thotë. Cdo gjë që thoshte ky i debilosuri e ndryshonte Nexhmija si deshte. Që do të thotë se në vitet e sëmundjes së Enverit e deri në vdekjen e tij, cdo gjë vinte nga Nexhmija.

Na nxjerr në intervistë Nexhmijen për të mbrojtur krimet makrabre. Kjo kurrë nuk mund të ndodhte në pragun e ardhjes së sekretarit të sthetit. Por më vjen mirë sepse kjo tregon se ti je i lidhur shpirtërisht me atë familje.

Rama: Tani, ndërkohë që të gjithë prisnin që të flisje për byronë e hetimit ti fole për byronë politike.

Nuk është faji jonë që e ke bërë partinë si kopësht pa drekë, ke lënë një aty që duhet ta çosh të ndërkombëtarët si në takim pa prindër. Kështu që bashkë të dy keni bërë një çorap të madhe, ça keni thënë javën e kaluar e keni ngrënë këtë javë

Se më kujtove debilosjen… ku do të dalësh, se kisha dëgjuar këtë termin, por duke e dëgjuar nga goja jote më zgjoi kureshtje…

Rama me Jozefina Topallin: Ju të tjerët që në kopshtin pa drekë, nuk ju japin as drekë, ka mundësi të mos flisni se nuk dini gjë.

Jozefin të lutem lërë poetikën sepse kjo është e vërteta. E keni bërë PD, dhe ti e di shumë mirë se në dorë të kujt ka ngel PD. Të paktën mos bëj hipokrizi se dihet botërisht se cfarë mendimi ke ti për administratorin e kopshtit poa drekë. Ti e di se cpo heq dhe sesi po mbahesh.

Po them një gjë që ti e thua përdit me atë që takon. Mos më ndërhy tani.

Berisha: Të përgëzoj që fole më me zemër dhe e kuptoj që e ke nga prania e ministrit Manjani këtu në sallë. Sot të përgëzoj!

Rama: Më përmend mua këtu Komisionin e Vencias opinionin e vet… Zotrote dole javën e kaluar dhe ja cfarë ke thënë, meqë s’ke kurajon ta thuash, sepse je një gënjeshtrar profesionist. Gënjeshtari profesionist meret me gënjeshtrën e ditës, dhe jo me atë të javës së shkuar.

Ja çfarë ke thënë:

‘Cfarë ka byroja hetimit, jua them unë, absolutisht, (se e ke ktë absolutisht), ligji amerikan përputhet tërësisht me komisionin e Venecias. Kush e pengon këtë? Ja ku është,(dhe më drejtohesh mua) kryetari i PD i ka thënë ndërkombëtarëve, silleni menjëherë ta votojmë. Pra të enjten, ju keni konfirmuar draftin që ne kemi sjellë…’

Rama ndërpritet nga demokrati Flamur Noka dhe kreu grupit Edi Paloka.

Ju lutem mos më ndërprisni, me kto gishtat në ajër, sepse e keni edhe ju të regjistruar se cfarë keni thënë në konferencë kryetarësh, por nuk po merrem me to.

Për byronë kombëtare të hetimit është bërë një propagandë e shpifur me gënjeshtra. Drafti i sjellë nga ne, 100% i dakortësuar nga ju, tani na dilni e na thoni një gënjeshtër edhe më të madhe. Që ky qenka drafti që më nxorri cullak. Unë për të dalë cullak nuk kam nevojë të bëj drafte me ju.

Berisha: Je marrë gjatë me kryetarin e PD-së. E ke të shkurtër shumë, shumë jetën në politikë. Se me dy fantazma në shpirt një të Sali Berishës dhe një të Lul Bashës ti do thyesh qafën shumë shpejt.

Rama: Ti kishte ambiciet e tua si komunist i ri që doje të rriteshe në hierarkinë e punës, ti jepje atyre gjithçka, tu rrije me veshin te zemra dhe të shifshe a u rrifte mirë a keq. Dhe këtë mos e thuaj që s’kam pranuar të bëhem mjeku personal se e di sa keq dukesh. Nuk e kuptoj lidhjen e valixhes së drurit me të parët e tu dhe të parët tanë. Llogarite tani, ke bërë xhiro me varkën e Sulos vetëm që të shihje Nexhmijen tek varte rrobat. I flisje djalit të Nexhmijes kundër partisë? Prandaj qaje kur vdiq Hysniu dhe ia bëre Vitos fustanin qull. Ti bën sikur ke ardhë nga Hëna të na shpëtosh me shpatë nga komunizmi

Berisha: Sëmundjet janë sëmundje dhe Sali Berisha është mjek ndër të tjera. Zotëria është një gënjeshtar kongenital dhe qënia e tillë e bën atë që çdo të vërtetë ta konsiderojë gënjeshtër. Por është i pakurueshëm.

Next Post

Paloka akuza qeverisë: Drafti i BKH nuk është i dakordësuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kampusi i ri i Universitetit në Durrës, Rama: Synojmë një qendër studentore 24-orëshe, model i ri zhvillimi urban dhe akademik

Kampusi i ri i Universitetit në Durrës, Rama: Synojmë një qendër studentore 24-orëshe, model i ri zhvillimi urban dhe akademik

June 23, 2026
Axios: Izraeli i shqetësuar se Trump po forcon ndikimin e Iranit në Liban përmes marrëveshjeve të reja diplomatike

Axios: Izraeli i shqetësuar se Trump po forcon ndikimin e Iranit në Liban përmes marrëveshjeve të reja diplomatike

June 23, 2026
Si u bë Britania e Madhe një nga vendet më të varfra në Europën Perëndimore?

Brexit, dhjetë vjet më vonë, çmimi që Mbretëria e Bashkuar nuk e ka paguar ende

June 23, 2026
Belgjika kërkon arrestimin e ish-komisionerit europian, Dimitris Avramopoulos

Belgjika kërkon arrestimin e ish-komisionerit europian, Dimitris Avramopoulos

June 23, 2026
Kërcënimet me bombë në Xhorxhia, çfarë po hetojnë zyrtarët e inteligjencës amerikane

Penetroi të gjitha sistemet amerikane/ Pse administrata Trump i dha Anthropic vetëm 90 minuta për të tërhequr modelin e saj më të ri të inteligjencës artificiale

June 23, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

June 23, 2026
“Më ndryshoi jetën”, Jessie J rrëfen përjetimin pas betejës me kancerin e gjirit

“Më ndryshoi jetën”, Jessie J rrëfen përjetimin pas betejës me kancerin e gjirit

June 23, 2026
Vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë, lihet në burg i dyshuari si bashkëpunëtor

Vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë, lihet në burg i dyshuari si bashkëpunëtor

June 23, 2026
Përvëlohet Evropa! Ekspertët paralajmërojnë rritjen e temperaturave mbi 40°C

Përvëlohet Evropa! Ekspertët paralajmërojnë rritjen e temperaturave mbi 40°C

June 23, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

“Nëse paguan mbi 500 mijë lekë cash, gjobitesh”, sqarimi avokates

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In