• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Baton Stanishiqi, mafia e fjalës së lirë”/ Haxhiu i përgjigjet Berishës: E vërteta dhemb…

by A R
28/04/2026 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, i është përgjigjur kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili e ka klasifikuar analistin si pjesë të “mafias së fjalës së lirë”, pas krahasimit që Haxhiu i bëri Berishës dhe Ramës, duke thënë se të dy e shijojnë pushtetin njëlloj.

Haxhiu deklaroi se e vërteta dhemb dhe se Berisha shqetësohet shumë nga e vërteta, ndërkohë që nuk i bën fare përshtypje gënjeshtra, madje lumturohet prej saj.

Haxhiu vijoi të insistojë se Rama dhe Berisha kanë pushtet paralel të ngjashëm.

“Unë kur analizoj opozitën, sidomos njeriun që është që nga viti ’92 në një pushtet, herë direkt si President dhe kryeministër, herë në pushtet moral, si opozitë, pastaj kthehet për të kryer misionin si themelues që po e fundos PD, këto karaktere që ndryshojnë rrugës, japin pushtet të gjatë të tjerëve. E shktarron pushtetin e opozitës duke qenë i pafuqishëm. Pa paradigmë, me biznese që janë ndërtuar në kohën e tij, janë në njëfarë mënyre pjesë e kësaj infrastrukture, jetojnë me politikën dhe rreth politikës.

Bizneset nuk i fajësoj se kanë punët e tyre, por raporti i politikës me ta është problem. Raporti i opozitës me bizneset është problem serioz. Kur thith gjëra, të një sistemi paralel që ka pushteti, me një sistem paralel të opozitës që ka Berisha me bizneset është e pamundur të krijohet frymë e re për ndryshimin.

Problemi është që akuzat që vijnë, edhe nga partitë që janë krijuar, koncepti i biznesit të shndërruar në oligark, nuk ekziston. Për mua bizneset janë të pafuqishme të ndikojnë në politikanin e fortë, që është momentalisht, Edi Rama, dhe në një politikan karizmatik me kohë të gjatë, që është Berisha. Unë mendoj se të vetmit oligarkë, janë dy figurat e mëdha politikë metaforikisht po them oligarkë.

Ku e kam hallin? Pse reagoi doktori?

Për arsye se gjithmonë e vërteta e prek esencën, e vërteta është dhimbje. Doktori kurrë nuk reagon kur ka gënjeshtër, por lumturohet. Dorën në zemër, edhe për faktin që kemi një jetëgjatësi në mediume, herë me gabime të vogla apo të mëdha, njohim të gjithë infrastrukturën të biznesit, politike dhe kulturore, se si funksionojnë dhe ndikojnë.

Ne për faktin që heshtim në momente të caktura nuk do të thotë se nuk e dimë të vërtetën. A jemi fair ndaj publikut? Jo. Por një të vërtetë e themi, ajo që refuzoj, të komentoj gjërat, kur e pavërteta që shndërrohet në akuzë edhe nga ne në medium, pa argumente të mjaftueshme, na bën ta vuajmë ne.

Ajo që kam vuajtje të madhe, krijimi i mediumeve, nga infrastruktura politike. Të gjithë partitë kanë mediumet e veta për të shkaktuar kakofoni dhe për të mbyllur qarkun e mediave. Ti mund ti shohësh 80 mikrofona para një lideri politik, vëtëm 10 prej tyre kanë ndikim, të tjerat janë dekor i pushtetit edhe visual edhe përmbajtja.

Kjo është dhimbje e madhe. Doktori është arsyeja kryesore. Të tjerët janë arsye e dytë, e tretë, me rradhë. Doktorit mund ti mbaj ligjëratë ndershmërie për atë punë”, deklaroi Haxhiu.

Next Post
Dita sot me diell, vranësira kalimtare në zonat malore

Dita sot me diell, vranësira kalimtare në zonat malore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In