• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Baton Haxhiu: SPAK-u do të ndryshojë elitën politike në Shqipëri

by A R
24/10/2024 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu mendon se Prokuroria e Posaçme do të ndryshojë elitën politike në Shqipëri.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Haxhiu tha se ky proces nuk është pozitiv, por ndodh në një situatë si Shqipëria ku elitat e vjetra politike nuk u lënë hapësirë gjeneratave të reja.

Por Baton Haxhiu theksoi se gabimi në një skenar të tillë është kur drejtësia bëhet selektive.

“Unë nuk bie dakord që SPAK-u nuk është këtu për të ndryshuar elitën. Realisht më herët këtu kemi biseduar si drejtësia e SPAK-ut për faktin që gjeneratat e reja nuk po ndërtojnë një rrëfim të ri për Shqipërinë dhe nuk po ndërtojnë një lider të ri, atëherë elitat e të shkuarës dhe të tashmes e kanë ngulfatur skenën politike me vjetërsinë dhe qëndrueshmërinë e gjatë në pushtet dhe natyrshëm që modele të tilla ndonjëherë realizohen edhe përmes drejtësisë. A është gabim? Natyrisht që është gabim. Por ky proces ku bëhet i rëndë? Kur drejtësia pastaj e merr guximin që të përcaktojë edhe elitën për zgjedhje, edhe etablimin e një elite e cila është në pushtet”.

Sipas Baton Haxhiut, arrestimi i dy liderëve të opozitës disa muaj para zgjedhjeve parlamentare 2025, me Sali Berishën në arrest shtëpie dhe Ilir Metën në arrest në burg, është i gabuar dhe shkatërron procesin demokratik.

“SPAK-u mund të bëjë drejtësi por njerëzit te SPAK-u duhet të kenë edhe analiza politike dhe sociale. Nuk kanë të drejtë ata ta shkatërrojnë procesin demokratik. Lejo t’i humbasin zgjedhjet dhe ktheju procesit gjyqësor. Nëse nuk humbasin zgjedhjet është çështje tjetër. SPAK nuk mund të përcaktojë rrezikshmërinë për 2 liderë për faktin se ata ndërtojnë rrëfimin e vetë. Shteti është ai që e përcakton se kush është i rrezikshëm këtu, dhe meqë pushteti i Edi Ramës e ka policinë, SPAK nuk do duhej të frikësohej nga dy liderë që janë të frikësuar.

Lideët të cilët janë të tillë dhe janë në një proces gjyqësor për korrupsion, më mirë është të ikin se sa të rrinë dhe heroizohen brenda burgut. Të jesh i korruptuar dhe të gjesh një fakt nuk do të thotë që e bën drejtësië me automatizëm dhe analizon cila është pasoja më e madhe. SPAK-u po prodhon një lider të ri, se hoqi 2. Pse e quaj drejtësi selektive? Dy liderë që janë me arrest shkatërron garën zgjedhore dhe nuk ka kuptim. Si model shndërrohet në një proces zgjedhor autokratik ose një drejtësi hibride krejtësisht autokratike. Nuk mundet drejtësia në këtë moment 5 muaj para zgjedhjeve nuk mund ta lërë që kjo të ndodhë”, u shpreh Baton Haxhiu.

/a.r

Next Post
Parashikimi i gazetarit për Metën: Do ketë non-grata të tjera! Pritet vetëm ambasadori i ri i SHBA

Parashikimi i gazetarit për Metën: Do ketë non-grata të tjera! Pritet vetëm ambasadori i ri i SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Helikopteri i Katarit rrëzohet në det, gjashtë të vdekur dhe një i zhdukur

Helikopteri i Katarit rrëzohet në det, gjashtë të vdekur dhe një i zhdukur

March 22, 2026
Sulm brutal në një spital në Sudan, 64 të vdekur, mes tyre 13 fëmijë

Sulm brutal në një spital në Sudan, 64 të vdekur, mes tyre 13 fëmijë

March 22, 2026
Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

March 22, 2026
Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

Trump i jep Teheranit 48 orë afat për hapjen e Hormuzit, ose SHBA-ja do të “shkatërrojë” termocentralet e Iranit

March 22, 2026
Çmimi i karburantit, Rama: S’ka abuzime, monitorimi vazhdon! Ulëm akcizën për lehtësimin e shoferëve

Çmimi i karburantit, Rama: S’ka abuzime, monitorimi vazhdon! Ulëm akcizën për lehtësimin e shoferëve

March 22, 2026
“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

March 22, 2026
Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashianë me pamje nga teqeja e Helvetive në Berat

Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashianë me pamje nga teqeja e Helvetive në Berat

March 22, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

March 22, 2026
Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

March 22, 2026
Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In