• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Baton Haxhiu: Shkëlzen Berisha po e pengon Argitën që të hyjë në politikë

by Java News
06/09/2017 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gazetari dhe publicisti nga Kosova Baton Haxhiu ishte i ftuar në Forumet UET nën moderimin e pedagoges Belina Budini, ku analizoi politikën në Shqipëri dhe në Kosovë dhe komentoi sjelljet politike të liderve kryesorë politikë.

 

IMG_3628Edi Rama është një autoritet intelektual në gjithë Botën Shqiptare, ndërsa Basha nuk është opozitari që krijon shpresë për të ardhur në pushtet. Sali Berisha po lufton për partinë duke vrarë historinë e vet politike. Argita Berisha është më e mira për në PD, por e pengon i vëllai duke u shfaqur në jetën e luksit me Arminën.

Pak a shumë ky ishte profilizimi që gazetari nga Kosova Baton Haxhiu u bëri liderve politikë shqiptarë gjatë një bisede të hapur me studentë dhe pedagogë të UET-it gjatë ForumeveUET të mërkurën në mbrëmje.

Për Sali Berishën ai mendon se po e banalizon historinë e tij me ‘fejzbukizmin”, ndërsa problemi më i madh për Berishën dhe për gjithë familjen e ish-kryeministrit, për Haxhiun, është sjellja e të birit, Shkëlzenit dhe të dashurës së tij modele, Armina Mevlani.

Duke shfaqur një jetë luksi në rrjetet sociale, sipas tij, ai po demonizon të atin dhe po pengon dhe motrën, Argitën, që të hyjë në politikë.

”Nuk mund t’ia bësh babës që ka bërë diçka për Shqipërinë në mënyrë më të vrazhdë  të mundshme me asi referencash kulturore njeriut që është munduar ta moralizojë çdo situatë në Shqipëri dhe afër në shtëpinë e tij ka një diçka që çdo ditë ia nxin jetën.

Kjo është e padurueshme. Prandaj goditet Argita, e cila është një nga njerëzit ëm të zgjuar që njoh unë, me me karakter të fortë dhe më stabile, por si duket ajo nuk e ka guximin të hyjë në politikë për shkak të asaj që ka bërë vllai i saj ose që i bën çdo ditë.

Kujt i intereson darkat dhe veshjet dhe ku janë ato lekë që për çdo ditë të atij njeriu me të dashurën e tij në çdo cep të botës? Po mbase kjo nuk është një shfaqje e mirë për njerëzit të cilët kanë paguar taksa dhe kanë pasur bindjen se doktori është i pakorruptuar.

Shkëlzeni dhe Armina e demonizojnë në mënyrë më të vrazhdë me prirjet sociale njeriun që ka kontribuar në histori dhe në politikë në Shqipëri. Kjo është për të ardhur keq. Unë po flas për të keqen e dukjes se për të keqen e mosdukjes le të merret prokuroria”.

Rama, reformatori i shijes

Duke e konsideruar ndikimin e faktorit shqiptar në Ballkan sot si më të fortin në histori, këtë meritë ai ia vesh Ramës dhe sjelljes së tij karshi Serbisë.

“Referenca shqiptare nuk është më në periferi të Ballkanit”- tha ai dhe për këtë i ka meritat Rama duke qenë relaksues i marrëdhënieve me Serbinë, pavarësisht se rrezikonte të linçohej në Kosovë.

 

“Rama është më popullor në Kosovë se të gjithë liderët e tjerë shqiptarë. Ai është një autoritet intelektual, jo politik, në Botën Shqiptare. E ka arrit pikën e autoritetit mbi konjukturat e tjera”- tha Haxhiu.

Duke iu përgjigjur pyetjes se për çfarë e ka këshilluar Ramën dhe cila është reforma e qeverisjes së tij të cilën ai vlerëson më shumë gazetari i Klan Kosova tha se “me Ramën njihemi që nga viti 1991 dhe nuk ka të bëjë me konsulencat politike. Ka të bëjë me  miqësinë dhe besimin.

Por për një gjë kam qenë i sigurt tek Rama, që reformën e shijes do ta bëjë.  Reforma e parë për mua është reforma e shijes. Është ekselente  dhe është një  prej gjërave që do e shijojë çdo shqiptar për një kohë të shkurtër.

Nuk ke pasur qytet në Shqipëri ku ke mundur t’a bësh një fotografi dhe shihni fotografitë, për vite të tëra i keni ose përpara sheshit Skënderbe ose tek një det i cili nuk përfaqëson asgjë. Dhe këto 4 vite nëpër qytetet mund të bësh fotografi.

Me sa di unë një pjesë e shijes ndërtohet brenda dhe atëherë njerëzit duke parë dicka të bukur e zgjerojnë vetë shijen, nuk mundesh secilit njeri t’ja ndërtosh dhe  zgjerosh shijen, në rast se shteti nuk ka ndërhyrë në shijen e parë”.

Por ai pranoi më pas se tek profili psikologjik i Ramës autoritarizmi ishte një rrezik. Sipas Haxhiut ë qënit intelektual e bën njeriun arrogant dhe dëshirojnë ta imponojnë mendimin e tjetrit dhe të qënit intelektual dhe me shije e bën që të ndikojë shijejn e tij në çdo gjë duke rrezikuar të kthehet në autoritarizëm. “Pikërisht për këtë duhet të jetë shoqëria, ne gazetarët, që të mos e lëmë të ndodhë, pasi nuk kam shpresë se mund të ndodhë ndonjë rebelim në Partinë Socialiste.”- tha ai.

Basha i shtypur psikologjikisht

“Opozitarizmi realisht kërkon shpresë, kërkon përballje, kërkon ikje nga konjuktura dhe për faktin që asnjë prej këtyre elementeve nuk është tek këto dy parti kemi kaluar në një periudhë të dembelisë politike dhe dembelia politike do të instalohet ndoshta nga vetë miku im Rama, i cili nuk ka një kundërpeshë politike për momentin”- u shpreh analisti nga Kosova duke analizuar opozitën në vend.

Ai nuk fshehu zhgënjimin që në krye të opozitën ndodhet Lulzim Basha, duke e cilësuar atë njeri njeri të shtypur psikologjikisht gjatë rinisë së tij në Kosovë.

“Deri pak javë më herët kam besuar, që Basha do të vijë në pushtet nga gabimet e pushtetit, por jo nga politika. Tani jam shumë skeptik, a do të vijë në pushtet nga gabimet e pushtetit.

 Duke njohur Lulin,  dhe jetën e tij në Kosovë. Basha ka jetuar në një atmosferë shumë të rëndë në Kosovë dhe ka pasur shef një njeri që ka qenë prokuror. S’dua të hyj në profilin psikologjik, por prokurorët janë personalitete profesionale që nuk të lënë të mendosh, të zhvillohesh, duan të të dominojnë, të të zhveshin prej autoritetit, prej idesë se mund të thuash diçka ndryshe.

Mendoj që duke qenë në Kosovë për kaq vite i tillë, nën thundrën e një prokurori ndërkombëtar, kam përshtypjen që duke u rritur aty, Basha edhe kur bërtet për të shënuar një kthesë të vetën nuk është njeriu që del nga ajo shtypje që ka përjetuar”- theksoi Haxhiu.

Analisti pak e preku politikën në Kosovë, por në një analizë të shkurtër ai tha se në Kosovë është kjo kastë politike që e ka krijuar qeverinë, ose e krijon nesër pasnesër, e cila është në fund të karrierrës.

“Kur kundërshtitë grumbullohen në një pikë, atëherë ata hyjnë atje për të shpëtuar së fundmi rebelët dhe kjo ka ndodhur në kosovë”- tha ai i pyetur për situatën në Kosovë.

Next Post
FOTOT/ Kur gazetaret ekspozojnë format në plazhe…

FOTOT/ Ilda Bejleri 'i bën naftën' Kombëtares, shikoni çfarë postoi pas ndeshjes

Comments 1

  1. Krist says:
    8 years ago

    Poshte Rama,rrofte Batoni,poshte Batoni e rrnofte Rama!!!!Cila eshte me reale,apo te dyja kundershtojne njera -tjetren,duke u eleminiar te dyja,ose duke u perforcuar,te dyja.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Venezuela bën amnisti për të gjithë të burgosurit politikë, mund të preken dhe shqiptarë

Venezuela bën amnisti për të gjithë të burgosurit politikë, mund të preken dhe shqiptarë

January 31, 2026
Zbulohet emaili që ish-zyrtari i KiE i shkroi Epstein pas vizitës në Tiranë: Vajza të mrekullueshme

Zbulohet emaili që ish-zyrtari i KiE i shkroi Epstein pas vizitës në Tiranë: Vajza të mrekullueshme

January 31, 2026
Kosovë, KQZ shpall rezultatet përfundimtare – Nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

Kosovë, KQZ shpall rezultatet përfundimtare – Nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

January 31, 2026
Pasuria e familjes iu sekuestrua/ Kush është ‘dentisti’, shqiptari që u dënua me 22 vite burg në SHBA për mbështetje të ISIS. Mashtrimi me…

Pasuria e familjes iu sekuestrua/ Kush është ‘dentisti’, shqiptari që u dënua me 22 vite burg në SHBA për mbështetje të ISIS. Mashtrimi me…

January 31, 2026
“Shigjeton” Salianjin, Paloka: Burg kam bërë edhe unë, por s’e përdor si “flamur”

“Shigjeton” Salianjin, Paloka: Burg kam bërë edhe unë, por s’e përdor si “flamur”

January 31, 2026
21 Janari, Artan Hoxha: Kaseta origjinale në SPAK, drejtësia s’duhet të ketë justifikime

21 Janari, Artan Hoxha: Kaseta origjinale në SPAK, drejtësia s’duhet të ketë justifikime

January 31, 2026
Përcillet për në banesën e fundit vajza e futbollistit të KF Tiranës/ Tragjedia që ‘bashkoi’ Shqipërinë me Kosta Rikën

Përcillet për në banesën e fundit vajza e futbollistit të KF Tiranës/ Tragjedia që ‘bashkoi’ Shqipërinë me Kosta Rikën

January 31, 2026
Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

Tregtonte droga të forta dhe përplasi makinën e policisë në përpjekje për t’u larguar/ Arrestohet 45-vjeçari në Durrës

January 31, 2026
Londër, përplasën për vdekje 89-vjeçarin/ Të rinjtë shqiptarë pranojnë fajësinë, priten të dalin para drejtësisë

Londër, përplasën për vdekje 89-vjeçarin/ Të rinjtë shqiptarë pranojnë fajësinë, priten të dalin para drejtësisë

January 31, 2026
Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

Berisha nuk u tregua dinjitoz për Shqipërinë

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In