• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Baton Haxhiu pyet Klevis Balliun për “narracionin e PD”, deputeti: Vjedhje, vjedhje, vjedhje…

by A R
20/05/2025 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i sapo-zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku “luftoi” ashpër me të gjithë analistët e ftuar, për të shpjeguar “vjedhjen e zgjedhjeve” nga Edi Rama.

Analisti Baton Haxhiu, i tha Balliut se Sali Berisha ka fituar por PD ka humbr, ndërkohë që e pyeti edhe për “narracionin e PD-së” për të ardhmen. Balliu nuk pati ndonjë përgjigje konkrete për narracionin por deklaroi se ka patur vjedhje.

Pjesë nga biseda: 

Baton Haxhiu: E kuptoj përshkrimin dhe situatën e denoncimit, por mund të konstatoj se fituesi i vetëm i zgjedhjeve është vetëm një njeri, Sali Berisha. I njoh pesë liderë që kanë patur përplasje brenda partive që janë zhdukur dhe nuk ekzistojnë më. Disa prej emrave kryesorë, Boris Tadiç, Gruevski, një në Sllovaki, e me rradhë. I vetmi që riktheu vetën, që ishte i humbur, është Sali Berisha. Si individ në një betejë brenda të djathtas ai është fituesi.
Por, humbësi është Partia Demokratike. Ma bëj dallimin e kësaj narrative, a mundet që një individ që kishte ikur nga politika të jetë fitues dhe PD të jetë humbëse? Cili është narracioni që në të ardhmen ta shndërroni, fitoren e individit dhe humbjen e partisë në një fitore të ardhshme?

Klevis Balliu: Në mendimin tim, një kryetar apo një parti dhe anëtarët e një partie nuk mund të kenë fitore apo dështime të veçanta. Humbja është e të gjithëve ne. Këtu është edhe më e gjerë, këtu kemi humbur si shoqëri. Është mbajtur edhe 4 vite kjo qeveri dhe nuk pret asgjë asnjë shqiptar. Ka vetëm frikë që mund të ikim edhe 200 mijë shqiptarë të tjerë. Sa i përket analizës për individin Berisha, ai është unikal dhe bën diferencën. Ai u rikthyer pas sulmit kombëtar dhe mafias. Por pati një gjë të ndryshme, ai u riktye me votë. Tani ne nuk kemi votë dhe zgjedhje. Procesi brenda PD erdhi me zgjedhje. Më frikëson që ne të normalizohemi me krimin.

Baton Haxhiu: Ne kemi fitoren e një individi brenda PD, rikthimin e tij, betejë tre vjeçare. Në momentin kur fitoi, rrëfimi i PD mungoi, rrëfimi i një individi në zgjedhje. Kjo solli stabilitetin e një individi, përtej kësaj nuk ka asgjë. Ne dimë se çfarë ndodh para zgjedhjeve. Vjedhje ditën e dielë nuk ka në Shqipëri. Këto gjëra përgatiten 5-6 muaj më herët. Cili është rrëfimi i Partisë Demokratike përtej individit fitues, Berisha?

Klevis Balliu: Nëse ka vjedhje nuk ka vend për analiza të tjera.

Baton Haxhiu: Nuk ka vjedhje, ka një ritual manipulimi që zgjat, ndaç quaje patronazhim, por dua të them, përtej këtyre, cili është rrëfimi i PD?

Klevis Balliu: Nëse ju pranoni vjedhjen…

Baton Haxhiu: Nuk e përmend unë fjalën vjedhje.

Klevis Balliu: Nëse pranon se ka vjedhje, nuk diskutohet asgjë tjetër.

Next Post
Arrestohen dy persona, u kapën me 59 pako me kanabis në Thumanë

Arrestohen dy persona, u kapën me 59 pako me kanabis në Thumanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Sekretet” e takimit Nano-Millosheviç në Kretë, Paskal Milo flet për 90 minutat që askush nuk i përmend

March 25, 2026
Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

March 25, 2026
SHBA-të i japin fund miqësisë me Iranin

“SHBA ka fituar në Iran”, Trump: Tehrani ka rënë dakord të mos zotërojë armë bërthamore

March 25, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In