• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bathorja e Butrintit”/ Margariti: S’do ketë ndërtime përtej qendrës së vizitorëve! Ja pse disa zonave pranë parkut, i është hequr statusi i mbrojtjes

by Java News
22/06/2022 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti është pyetur lidhur me një sipërfaqe toke rreth Parkut të Butrintit që ka humbur statusin e zonës së mbrojtur ku janë bërë dhe disa ndërtime.

Në konfenrecën e zhvilluar pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Margariti theksoi se bëhet fjalë për një zonë që është urbanizuar, duke e cilësuar si “Bathorja e Butrintit”.

“Plani i Menaxhimit të Integruar ka vendosur në vëmendje të institucioneve, bazuar në rekomandimin e UNESCO-s, rishikimin e kufijve të zonave të mbrojtura, aty ku kanë humbur statusin e tyre. Zona e hequr prej 800 hektarësh është zona e Ksamilit, zonë e urbanizuar që jo më kot e kemi cilësuar si Bathorja e Butrinit” – tha Margariti.

Sipas saj, në këtë sipërfaqe prej 800 hektarësh, janë zhvilluar disa projekte kërkimore, ku më pas është vlerësuar se kjo tokë nuk ka vlerë arkeologjike.

“Kjo zonë ka qenë deklaruar edhe si zonë me potencial arkeologjik. Nga 2014 kemi vënë një kuadër të qartë ligjor, ku kemi parë mungesën e potencialit arkeologjik. Pra nuk po prekim asgjë që ka vlera mjedisore dhe arkeologjike. Ka ardhur një moment i rishikimit të shumë parqeve kombëtare, rreth 18. Për sa i përket Gjirit të Manastirit, nuk ka rishikim të zonës” – shtoi më tej ministrja.

Margariti tha gjithashtu se “në Butrint nuk do të ketë ndërtime, përtej qendrës së vizitorëve që është aset i munguar për të arritur një standard botëror”.

g.kosovari

Next Post
Mazhoranca dhe opozita “bashkë” për “Territorialen”: Plani i punës të shtyhet deri më 30 shtator

Mazhoranca dhe opozita “bashkë” për “Territorialen”: Plani i punës të shtyhet deri më 30 shtator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com