• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Batërdia me pronat te “Rana e Hedhun”, kush është biznesmeni që privatizoi malin e Shëngjinit!

by Java News
20/03/2018 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Pas tjetërsimit të sipërfaqes prej 234 mijë metër katrorë në malin e Shëngjinit, Malin e Rencit dhe te Rana e Hedhun, fshihet një biznesmen 47-vjeçar nga Lezha, babai i të cilit u ndalua gjatë operacionit “Ranishtja 4”, ditën e premte.

Ai është Lek Frroku dhe vijon të jetë person i shpallur në kërkim nga ana e Policisë së Shtetit. Burime nga grupi hetimor thanë se biznesmeni i shpallur në kërkim kishte rolin kryesor në tjetërsimin e pronave në bregdet, pasi dyshohet të ketë kryer të gjitha procedurat. Ndërsa pjesa më e madhe e sipërfaqes së përfituar në këtë formë, ka kaluar në pronësi të të afërmve të tij.

Deri tani janë arrestuar dhe ndaluar 12 zyrtarë publikë dhe janë shpallur në kërkim 11 zyrtarë e shtetas të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke abuzuar me detyrën, kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, te vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

Mes të arrestuarve është edhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Policia tha të premten se kjo sipërfaqe është shndërruar me dokumente të falsifikuara nga tokë shtetërore në bregdet, në tokë arë dhe pemëtore.

Më pas është regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Lezhë, duke përfituar padrejtësisht në interes të tyre dhe personave të tjerë. Këto hetime proaktive janë kryer në funksion të procedimit Penal regjistruar në vitin 2017, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

BIZNESMENI

Njëri nga 11 personat e shpallur në kërkim është edhe biznesmeni Lek Frroku, 47 vjeç, i cili ka në pronësi kompaninë “Kentak”, me qendër në Lezhë, që ka si objekt veprimtarie dhjetëra shërbime. Sipas ekstraktit të QKB-së, kjo shoqëri kryen shërbime të transmetimeve radiotelevizive dhe median e shkruar dhe shërbimeve të tjera mbështetëse.

Import – eksport, tregtimit me shumicë e pakicë dhe import-eksport të mallrave industriale, ushqimore, lëndë të para, pije, veshmbathje e konfeksione, hidrosanitare, hidraulike, kancelari e pajisje për zyra e shkolla, orendi shtëpiake, mobilie, pajisje elektrike e elektronike, kinkaleri , elektroshtëpiake, pjesë këmbimi për automjete, produkte bujqësore e blegtorale, frutaperime, produkte të detit, bimë medicinale eterovajore e mjekësore, prodhime kozmetike dhe estetike, parfumeri, detergjentë, makineri e pajisje, pjesë këmbimi, farëra e fidanë, kimikate, pesticide, plehra kimike. Ofrimin e shërbimeve dhe hapje të supermarketeve.

Hapje dhe shfrytëzim hotele, bare, restorante, diskoteka. Fabrikë prodhimpaketimi e konservimi të mallrave të ndryshëm ushqimorë. Prodhim, përpunim dhe shfrytëzim të lëndës drusore dhe tregtimin e saj. Studimeve dhe zbatimeve të punimeve pyjore. Studime e projektime të punimeve pyjore.

Për hartimin e planeve të menaxhimit të pyjeve, florës spontane, gjuetisë sportive e turistike dhe kullotave. Për hartimin e projekteve të pyllëzimit. Për hartimin e projekteve të trajtimit të pyjeve. Për hartimin e projekteve të shfrytëzimit të qëndrueshëm të pyjeve. Për hartimin e projekteve të menaxhimit të pellgjeve ujëmbledhëse.

Për studimin dhe ndërtimin e rrugëve pyjore. Për studime fitopatologjile – entomologjike dhe zjarreve në pyje. Për studimin e menaxhimit e përdorimit të territorit. Për studimin e rezervave gjenetike, pyjore dhe biodiversitetin etj.

ma.me

Next Post
Lioni rrezikon ta pësojë në kupat evropiane prej tifozëve

Lioni rrezikon ta pësojë në kupat evropiane prej tifozëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhuna ndaj Mëngjesit, reagon Dhoma e Avokatisë: Sulmi i inkurajuar nga denigrimi i figurës së avokatit

Rregullorja e re e GJKKO, Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit

September 1, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 2 Shtator 2026

September 1, 2026
8 vjedhje brenda 2 muajsh në Durrës, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori i tij

8 vjedhje brenda 2 muajsh në Durrës, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori i tij

September 1, 2026
Banorët e Vaut të Dejës në protestë pas vdekjes së dy të rinjve, kërkojnë Urgjencë dhe ambulancë 24 orë

Banorët e Vaut të Dejës në protestë pas vdekjes së dy të rinjve, kërkojnë Urgjencë dhe ambulancë 24 orë

September 1, 2026
Unioni i Transportit Publik: Nga e hëna reduktojmë autobusët në Tiranë

Nga sot 30% më pak autobusë urbanë në Tiranë. Operatorët reduktojnë flotën

September 1, 2026
Riatdhesimi i 5 shtetasve nga Siria, SHBA-të vlerësojnë Shqipërinë, ja reagimi i ambasadës

Riatdhesimi i 5 shtetasve nga Siria, SHBA-të vlerësojnë Shqipërinë, ja reagimi i ambasadës

September 1, 2026
Grushte e të bërtitura, del VIDEO e dhunimit të kamarierit në Golem! Djemtë e pronarit e rrahën se kërkoi pagën

Grushte e të bërtitura, del VIDEO e dhunimit të kamarierit në Golem! Djemtë e pronarit e rrahën se kërkoi pagën

September 1, 2026
Bekim Sejdiu kandidati për president? Reagon AAK: Nuk jemi pyetur, barrë e tyre politike

Bekim Sejdiu kandidati për president? Reagon AAK: Nuk jemi pyetur, barrë e tyre politike

September 1, 2026
Kolumbi, 20 rebelë të vrarë në bombardimet e urdhëruara nga qeveria -

Kolumbi, 20 rebelë të vrarë në bombardimet e urdhëruara nga qeveria –

September 1, 2026
Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

Shqipëria thyen rekordin europian: 1 në 5 euro të ekonomisë shkon për ushqime

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com