• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Batërdia në Spille, si u nda pylli në 135 certifikata pronësie

by A R
16/11/2017 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimi i nisur një vit më parë ka zbuluar në total 135 praktika kriminale, ku qytetarë dhe zyrtarë të ndryshëm pasi kanë marrë AMTP nga ish-komuna Kryevidh, kanë filluar hipotekimin e sipërfaqeve tokësore me pyll në bregdetin e Spillesë.

Të 135 praktikat e falsifikuara tashmë janë sekuestruar dhe bllokuar në hipotekë dhe në terren nga prokuroria e Kavajës, ku bëhet fjalë për katër parcela mjaft të mëdhaja të cilat mbulojnë të gjithë pregun ranor dhe pyll në plazhin e Spillesë.

I gjithë ky plazh i cili ka qënë tokë shtetërore është tjetërsuar nëpërmjet dokumentave të falsifikuara. Fillimisht hetimet për këto raste kanë nisur për ndërtim pa leje, por më pas banorët kanë nxjerë çertifikatat e hipotekës duke pretenduar se kanë ndërtuar në tokën e tyre, dhe kjo ka shërbyer si indicia nga prokuroria që të hetojë më thellë mbi mënyrën se si është tjetërsuar sipërfaqja e tokës shtetërore.

Tashmë hetimet janë duke vijuar edhe për një parcelë të 5 në plazhin e Spillesë, ku nën hetim janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të bashkisë Rrogozhinë.

Indiferenca e avokatit të shtetit
Sipas burimeve të prokurorisë Kavajë, problemi më i madh në këto çështje pronash ka qënë indiferenca e Avokatit të Shtetit, të cilit edhe pse i janë drejtuar me shkresa konkrete për të vepruar dhe nisjen e procedurës civile, me qëllim heqjen e të drejtes mbi pronën këtyre personave që e kanë përfituar në mënyrë kriminale dhe kalimit sërisht në pronësi të shtetit. Sipas burimeve në asnjë rast Avokatura e Shtetit nuk ka vepruar për të kërkuar dhe mbrojtur pasurinë publike shtetërore.

Kryekomunarët bënë me tokë gratë e fëmijët
Gjithçka ka nisur në vitin 2000 nga Agron Xhelezi kryeagranomi dhe kryetari i drejtorisë së Trajtimit me tokë në ish-komunen Kryevidh, ish-kryekomunari i kësaj komune Behexhet Pjeçi dhe më pas ka vijuar dhe me zyrtare të tjerë. Personat që janë përfshirë në këtë skemë kriminale të zaptimit të tokës shtetërore dhe kthimit të saj në emër të tyre janë funksionarë të lartë të ish-komunës, hipotekës Kavajë. Ish-kryetari i komunës Behexhet Pjeçi ka përfituar sipërfaqe toke vetë, duke i dhënë gruas Lindita Pjeçi dhe djalit të tij. Kushërirës Mereme Pjeçi e disa të afërmve të tij. Po të njëjtën gjë ka bërë dhe ish-kryetari i komunës Kryevidh Haki Veza, duke i dhënë familjarëve të tij tokë shtetërore.

Pesë parcela pylli u bënë tokë bujqësore
Nga hetimet paraprake të zhvilluara rreth fakteve të kallëzuara, vetëm nga këqyrja e vendit të ngjarjes shoqëruar me tabelën fotografike, printimi në sitemin “ASIG Geoportal”, por dhe si një fakt i njohur deri në këto momente, rezulton se për sa i përket parcelave të hetuara me nr.1, 35, 37, 178, 42, janë terrene pyll me pisha në lartësi 15-20 metra, të dendura. Në të gjithë perimetrin ato kufizohen nga pjesa perëndimore me rërën e plazhit, ndërsa nga pjesa lindore me rrugë të asfaltuar që ndërpret zonën e pyllit me pisha me tokat bujqësore të fshatit Spille të trajtuara më parë sipas ligjit nr.7501 të vitit 1991 “Për tokën” (toka të ish-kooperativës bujqësore). Vetëm këto fakte, të përcaktimit material nëpërmjet këqyrjes dhe fotografimit aktual do të përbënin dyshimet e arsyeshme për verifikimin e trajtimit gjatë procedurave të tjetërsimit që janë kryer nga institucionet dhe përfaqësuesit e tyre zyrtarë, në lidhje me ligjshmërinë apo paligjshmërinë e konstatuar tashmë gjatë hetimeve.

Edhe në këto momente të trajtimit të çështjeve, fizikisht parcelat e lartëpërmendura rezultojnë pyll i dendur me pisha, në lartësinë deri në 20 metra e gjerese deri 40-metra, ndërsa statusi formal në ZVRPP Kavajë rezulton “tokë arë”, i ndarë në dhjetera pasuri të trajtuara individëve të ndryshëm të pajisur me AMTP me parregullsi materiale dhe formale, të pashoqëruara me dokumentacion ligjor deri në regjistrimin pranë ZVRPP Kavajë. Në pjesën më të madhe të tyre këto parcela rezultojnë të tjetërsuara nga të tretë nëpërmjet shit-blerjeve apo akt-dhurimeve të ndryshme. Fillimisht në këtë kundraligjshmëri të hapur institucionale duhet evidentuar dhe disa fakte te pakundërshtueshme, ku për pasuri të veçanta (sipëfaqe toke) në të njëjtën parcelë, i është refuzuar regjistrimi, ndërsa ngjitur me të për një pasuri tjetër, është kryer regjistrimi. Kjo ka ndodhur brenda një periudhe shumë të shkurtër dhe nga të njëjtët subjekte zyrtarë. Gjithashtu fillimisht duhet përmendur dhe një fakt tjetër tepër i dukshëm, në të njëjtën parcelë që hetohet për pasuri të veçanta (sipërfaqe toke) rezltojnë persona që kanë marrë me qira siperfaqe pylli prej vitesh me kontrata të rregullta me Drejtorinë e Shërbimit Pyjor Kavajë.

Ndërsa ngjitur apo dhe mbi këtë pasuri, janë kryer procedurat e posedimit të kësaj sipërfaqe pylli nëpërmjet pajisjes me AMTP si tokë arë dhe regjistrimit më pas në ZVRPP Kavajë. Vetëm mbi bazën e këtyre fakteve të konstatuara, por tashmë dhe të hetuara konstatohet paligjshmëria e hapur, në mungesë të përgjigjes për pyetjen: Kjo sipërfaqe toke përgjatë bregdetit të fshatit Spille në një gjatësi më shumë se 1 km, me një gjerësi rreth 40 metra, i identifikuar botërisht si brez jeshil i pishave të Spilles, është pyll apo tokë bujqësore arë?. Nga hetimet, e përmbledhur në mënyrë të thjeshtë, të dukshme, të qartë, por tashme të provuar në rrugë proceduriale rezulton një mekanizëm në shkelje të hapur të procedurave ligjore të tjetërsimit të këtyre pronave nëpërmjet parashtrimit të rrethanave të rreme ne dokumenta, pra falsifikimeve, administrimit të dokumentave me rrethana të rreme në praktikat e pajisjes me AMTP deri në regjistrimin e tyre në ZVRPP Kavajë. /Shqiptarja.com

Next Post
Rrëfimi i Preç Zogajt: Lëvizja e Nanos për “Katharsis” që solli ndarjen me Metën

Rrëfimi i Preç Zogajt: Lëvizja e Nanos për "Katharsis" që solli ndarjen me Metën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In