• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Batërdia me Albpetrolin nga qeveria e PD, KLSH kërkon 85 mln eurot e privatizimit nga ‘Berisha’

by Java News
20/10/2018 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon Avokaturës së Shtetit të ndjekë urgjentisht rrugët ligjore për arkëtimin e garancisë prej 85 milionë eurosh për privativin e dështuar të Albpetrolit nga qeveria ‘Berisha’ në 2012. Një vit para se të rrëzohej nga pushteti, Sali Berisha tentoi të privatizonte kompaninë e vetme shtetërore të prodhimit të naftës në Shqipëri, Albpetrol. Procedurat e privatizimit prodhuan një skandal të dyfishtë.

Përpos dështimit të privatizimit, organet kompetente nuk arkëtuan as garancinë e ofertës së paraqitur nga shoqëria “V.E. PTE Ltd”, e cila u shpall fituese. Ministri dhe zëvendësministri i Ekonomisë i atëhershëm dhanë garanci se 85 milionë eurot e ishin të sigurta, por garancia e kompanisë rezultoi fiktive. Autoritetet i besuan vetëm Patton Boggs, kompania e cila asistoi procesin e privatizimit. Kjo garanci u tha se ishte depozituar në një bankë amerikane. Autoritetet atëherë toleruan edhe faktin se banka nuk ishte mes 50 më të mirave në botë siç kërkonin rregullat duke shpjeguar se ajo kishte potencial financiar. Ndërkaq, 6 vite më pas, Kontrolli i Lartë i Shtetit, përmes raportit të auditimit të Avokaturës së Shtetit, kërkon të nisin urgjentisht procedurat për të mundësuar arkëtimin e 85 milionë eurove në arkën e shtetit.

“Avokatura e Shtetit të veprojë urgjentisht në përmbushje të detyrimeve të saj si dhe në zbatim të rekomandimeve të mëparshme të lëna nga KLSH me shkresën nr. 478/5, datë 05.09.2013. Për mos arkëtimin e vlerës prej 85 milionë euro të njoftohet Këshilli i Ministrave, në mënyrë që Avokatura e Shtetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave të marrin masa dhe të përshpejtojnë finalizimin e hapave dhe procedurat ligjore për të mundësuar arkëtimin e garancisë së kontratës nga “V.E. PTE” Ltd, për llogari të Buxhetit të Shtetit”, thuhet në raportin e KLSH.

Veprimet e Avokaturës së Shtetit
Kontrolli i Lartë i Shtetit thekson se Avokatura e Shtetit, gjatë këtyre viteve, vetëm ka kërkuar informacion për këtë çështje, duke mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër. “Nga verifikimi pranë Avokaturës së Shtetit mbi statusin e zbatimit të këtij rekomandimi, rezultoi se midis Avokaturës së Shtetit dhe ish-(MZHETTS), sot Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ka pasur korrespondencë në lidhje me këtë problematikë, sikurse shkresat me nr. 8276/2, datë 30.10.2015, me nr. 8291/2, datë 20.11.2015, nr. 2564/1 datë 30.05.2016 dhe nr. 7992/1, datë 14.10.2016, mirëpo në to Avokatura e Shtetit ka kërkuar thjesht marrje informacioni mbi dosjen e privatizimit të A. sh.a, dhe nuk ka këmbëngulur të dijë mbi ecurinë për të përshpejtuar dhe mundësuar nga ana ligjore arkëtimin e garancisë së ofertës. Institucioni i Avokaturës së Shtetit ka pasur dijeni për mos arkëtimin e garancisë së privatizimit, në vlerën prej 85 milionë Euro nga kompania V.E. PTE Ltd” që nga viti 2012. Deri tani, ky institucion, ende nuk ka marrë asnjë veprim ligjor, në bashkëpunim me ish- METE, ish-MZHETTS, tashmë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për arkëtimin e kësaj vlere, në bazë të ligjit 10018 “Për Avokaturën e Shtetit” datë 13.11.2008 neni 5 pika 1 germa “ë””, vijon raporti.

Kërkesa
Sipas KLSH, Avokatura e Shtetit duhet të kishte vepruar dhe vënë në lëvizje institucionet shtetërore për këtë çështje. “Gjithashtu, Avokatura e Shtetit me shkresa zyrtare, duhej të kishte sensibilizuar dhe tërhequr vëmendjen, që strukturat e larta shtetërore të përfshira në këtë çështje, të mos humbnin kohë, duke iu propozuar atyre mundësitë ligjore për arkëtimin e garancisë së ofertës të paraqitur nga kompania “V.E.PTE Ltd”. Kjo mënyrë veprimi nga Avokatura e Shtetit, ka sjellë tejkalimin e të gjitha afateve procedurale deri në atë fazë që çështja të kalojë në heshtje dhe të bëhet e pakërkuar, me justifikimin e artificave procedurale administrative të burokracisë së brendshme të institucioneve të Shtetit Shqiptar, trajtuar më hollësisht në faqen 24, të Raportit Përfundimtar të auditimit”, thuhet në raport.

Berisha fuqizoi Albpetrolin para privatizimit
Disa muaj para nisjes së procedurave të privatizimit, qeveria Berisha fuqizoi pozitat dhe rriti vlerën e Albpetrolit. Pasi i dha licencën për shpërndarjen dhe tregtimin e gazit që do të vijë nga gazsjellësi (TAP) në Shqipëri, qeveria e pajisi Albpetrolin edhe me dy licenca për sektorin e energjetikës. Më 26 shkurt të 2012, Enti Rregullator i Energjisë, i ka dhënë Albpetrolit licencën për tregtimin e energjisë elektrike. Po ashtu, një tjetër licencë ERE ia ka dhënë Albpetrolit për shpërndarjen e energjisë elektrike. ERE filloi gjithashtu procedurat e licencimit të kompanisë Albpetrol për aktivitetin e furnizuesit të energjisë elektrike. “Vendim nr. 33 Datë 26.03.2012 për fillimin e procedurave të licencimit të shoqërisë “Albpetrol” sh.a në aktivitetin e furnizuesit te kualifikuar të energjisë elektrike. Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (E. R. E), në mbledhjen e tij të datës 26.03.2012, shqyrtoi aplikimin e paraqitur”, thuhej në një njoftim të ERE.

Shpjegimet e Haxhinastos dhe Dervishaj për garancinë 85 mln euro
Ish-ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, gjatë një interpelance në shkurt të vitit 2013 për çështjen e privatizimit të Albpetrol, dha garanci të plotë për procesin e privatizimit si dhe për kompaninë e shpallur fituese. “Çdo veprim është në përputhje të plotë me ligjin, për asnjë rast nuk do të tolerohet shkelja e tij”, deklaroi Haxhinasto.

Më pas, ish-ministri pranoi dështimin e privatizimit, pasi kompania fituese nuk pagoi garancinë, siç e parashikon ligji, por deklaroi se autoritetet do të tërhiqnin garancinë prej 85 milionë eurove. “Ofertat janë hapur në një proces publik në datë 7 shtator dhe për pasojë vlefshmëria e ofertave në garë ka përfunduar me 7 janar. Në këto kushte Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës filloi menjëherë procedurat e tërheqjes së garancisë së ofertës së këtij konsorciumi, në përputhje me përcaktimet e legjislacionit në fuqi, pra në 7 dhjetor”.

Duhet bërë pagesa e 20-përqindshit, gjë që dështoi. Në momentin që kjo dështoi u kërkua sipas të gjitha procedurave ligjore, kërkesa për 85 milionëshin. Dhe, kjo procedurë vazhdon”, deklaroi ai. Sokol Dervishaj, asokohe zëvendësministër Ekonomie, fillimisht ishte entuziast për privatizimin. “Oferta prej 850 milion Euro e Konsorciumit “Vetro Energy” është një precedent jashtëzakonisht pozitiv në këtë kohë të krizës ekonomike globale dhe vështirësive financiare të krizës së likuiditeteve me të cilën ballafaqohen institucionet kredituese në rrafsh global, ekonomitë e mëdha botërore dhe sigurisht ekonomitë e partnerëve tanë ekonomik të drejtpërdrejtë. Besoj se hyrja e kësaj shume në arkën e shtetit dhe përdorimi i saj me “nikoqirllëk” dhe vizion afatgjatë për shëndoshjen e financave publike”, tha Dervishaj.

Disa javë më vonë, Dervishaj sinjalizoi dështimin. “Praktikisht deri më datë 3 dhjetor nuk ka patur një përfundim të suksesshëm të bisedimeve, pra kontrata nuk është nënshkruar dhe kompania nuk ka dorëzuar përqindshin e garancisë së kontratës. Ka nisur procedura e kërkimit të 10 përqindshit të garancisë së ofertës, pra të vlerës prej 85 milion që kompania depozitoi në momentin e paraqitjes së ofertës së saj si të gjithë kompanitë e tjera”, tha ai. Më pas nuk u fol më as për garanci dhe as për privatizim.

Next Post
Lobimi rus për PD/ SHBA sjell në Tiranë dosjen për Bashën, Prokuroria merr të dhënat

Lobimet e Bashës në SHBA, dosja amerikane që mund të fundosë kreun e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta para kuvendit, 11 të shoqëruar/ Tensione dhe përplasje me policinë në disa zona të Tiranës

Protesta para kuvendit, 11 të shoqëruar/ Tensione dhe përplasje me policinë në disa zona të Tiranës

September 17, 2026
Eurodeputetja greke sulmon ashpër Von der Leyen: Nuk ka raciste më të madhe kundër evropianëve se ju

Eurodeputetja greke sulmon ashpër Von der Leyen: Nuk ka raciste më të madhe kundër evropianëve se ju

September 17, 2026

Nga 446 mijë në 511 mijë lekë/ Sa paguhen sot magjistratët dhe çfarë kërkojnë KLGJ e KLP

September 17, 2026
Kuvendi LIVE/ PD dhe Bardhi kërkuan heqjen nga rendi i ditës të draftit për formulën e pagave të magjistratëve, mazhoranca e rrëzon! Votohen dhe dekretet e Presidentit

“Lufta e tyre ishte për çlirim”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët, dënon vendimin e Hagës për ish-krerët e UÇK

September 17, 2026
Kryeministri kanadez flet në PE: Së bashku jemi më të fortë! Tarifat, instrument presioni

Kryeministri kanadez flet në PE: Së bashku jemi më të fortë! Tarifat, instrument presioni

September 17, 2026
Dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë: Autoritetet greke në kërkim të Alket Rizait pas thyerjes së lejes nga burgu

Dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë: Autoritetet greke në kërkim të Alket Rizait pas thyerjes së lejes nga burgu

September 17, 2026
Irlanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të luftës në Gaza

Irlanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të luftës në Gaza

September 17, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Në emër të popullit të Kosovës

September 17, 2026
By Pass-i i Elbasanit, Himçi: Dy lotet nuk mjaftojnë; Karakaçi: Faza e tretë buxhetohet në 2027

By Pass-i i Elbasanit, Himçi: Dy lotet nuk mjaftojnë; Karakaçi: Faza e tretë buxhetohet në 2027

September 17, 2026
Alarmoi për bombë në shkollën “Edith Durham”, detyrim paraqitje për protestuesin

Alarmoi për bombë në shkollën “Edith Durham”, detyrim paraqitje për protestuesin

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com