• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Batërdia e rradhës e LSI, auditi zbulon masakrën me ujësjellës-kanalizimet

by Java News
24/03/2018 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Auditi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka zbuluar se Agjencia e Ujësjellës Kanalizimeve ka shpenzuar të gjitha fondet, ndërsa projekti ka mbetur në mes

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve ka shpenzuar të gjitha fondet e projektit “për përmirësimin e kanalizimeve për Tiranën e madhe”, por në terren është kryer vetëm gjysma e punimeve.

Ky është auditi i dytë i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që gjen shkelje e abuzime me fondet e ndërtimit të veprave publike me vlera të mëdha, pas atij të rrugës Tiranë–Elbasan, për të cilin u arrestua funksionari i lartë i LSI, ish–Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika dhe dy ish-vartës të tij.

Por mesa duket, në vazhdën e abuzimeve, Xhika nuk ka qënë i vetmi drejtor i LSI i cili ka abuzuar. Një audit i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë flet për shkelje të rënda. Përmes një kredie të butë me qeverinë japoneze, Shqipëria arriti të siguronte në vitin 2012 një fond maksimal për këtë vepër, në vlerën e 85 milionë eurove, ose 11 miliardë jen japonez. Nga e gjithë kjo kredi për projektin e pastrimit të ujërave të zeza në Tiranë u dhanë 71 milionë euro.

Por auditi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka zbuluar se Agjencia e Ujësjellës Kanalizimeve ka shpenzuar të gjitha fondet, ndërsa projekti ka mbetur në mes.
99.5% e shumës, në vlerë 70 milionë euro është disbursuar, ndërsa punimet janë realizuar sa gjysma e kësaj shifre, 35 milionë euro, thotë TV KLAN.

Punimet e nisura në Korrik të vitit 2014 duhet të kishin përfunduar në vitin 2016. Por grupi i auditit ka konstatuar se për t’i mbyllur nevojiten edhe 10 milionë euro të tjera.
Projekti synonte të bashkonte disa kolektorë të ujërave të zeza në lumin Lana në kryeqytet, për të transferuar ujin në Kashar, ku do të përpunoheshin, e pas pastrimit do të depozitoheshin në det.

Edhe një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i vitit 2015, gjeti një sërë shkeljesh e mangësish në këtë projekt, në të cilin Ministria e Transporteve kishte fillimisht rolin e Agjencisë Ekzekutuese, rol që ia kaloi me vonë Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë. Ashtu si në rastin e rrugës Tiranë–Elbasan, edhe gjetjet e këtij auditi pritet të përfundojnë në prokurori.

ma.me

Next Post
Patozi nis lëvizjen kundër Bashës, nis mbledhja e firmave për të anuluar zgjedhjet në PD

Rama dora vetë është kompromentuesi i Reformës në Drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

April 11, 2026
Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

April 11, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 11, 2026
Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

April 11, 2026
Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

April 11, 2026
“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

April 11, 2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In