• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Basti për Veliajn/ Asgjë e jashtëzakonshme, funksionoi sistemi!

by Lorenc Vangjeli
09/10/2025 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Me vendimin për pezullimin e zgjedhjeve për Tiranën, Gjykata Kushtetuese zhgënjeu skeptikët që e shohin atë rast pas rasti thjesht dhe vetëm si një zgjatim të pushtetit të Edi Ramës. Edhe pse gjykata ka vetafruar shumë dyshime për integritetin e saj profesional dhe moral, edhe pse është demonstruar e pafuqishme përballë maxhorancës që e ka shpërfillur në disa raste, vendimi i saj i fundit ishte leksion mbi funksionimin normal të sistemit. Leksion për respektimin e parimeve bazë kushtetuese të balancës dhe kontrollit mes pushteteve. Madje edhe shumë më shumë se kaq: për ata që mund të lexojnë përtej një akti në dukje të thjeshtë vendimmarrjeje, vendimi ishte edhe një leksion politik për të cilin palë të kundërta do të duhej të mbajnë shënim e blatojnë vëmendje. 

I pari që duhet ta lexojë qetësisht këtë vendim është kryeministri Rama. Edhe pa e paragjykuar vullnetin e tij për ta çuar Tiranën në zgjedhje të parakohshme, edhe duke mirëkuptuar ngutin për t’i gjetur zgjidhje politike ngërçit për kryeqytetin, sërish Rama duhet të kuptojë se me mjete të gabuara e të nxituara nuk mund të bëhen punë të mbara. Në kushtet kur kryetari i bashkisë nuk mund të hyjë në zyrën e tij për arsye që nuk varen nga vullneti i tij, kryeministri duhej të priste ose dorëheqjen e vetë Veliajt nga posti i tij, çka do të duhej të ishte edhe një akt vetjak moral e politik i Veliajt, ose duhej të duronte deri në shterimin e mjeteve ligjore që ka në dispozicion i zgjedhuri vendor për të mbrojtur kontratën e tij me qytetarët zgjedhës. Në këtë mënyrë, së paku do të ishte koherent me letërsinë e tij politike të shkurtit, menjeherë mbas arrestit të kryetarit të bashkisë.   

I dyti që duhet të mbushet sërish me frymë mbas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese është kryetari i opozitës. Kundërthëniet dhe paqartësitë e Berishës në këtë proces, frut i frustrimit nga e shkuara, nga mungesa e kurajos politike, ankthit të humbjes së pritshme dhe ngutit për të marrë vezën e sotme duke sakrifikuar pulën e nesërme, e çuan veteranin Berisha në krahët e një gabimi naiv e të një aksioni amator. Berisha edhe lëvdonte bashkautorësinë në shkarkimin e Veliajt, edhe pranonte të hynte në 9 nëntor, në një proces zgjedhor që do të ishte antikushtetues. Edhe kundërshtonte dekretin për zgjedhjet, edhe i legjitimonte zgjedhjet me pjesmarrje. Sot me siguri Berisha do të kishte arsye të ndjehej krenar e të thoshte se është legjitimist i deklaruar, nëse që ditën e dekretimit të zgjedhjeve për Tiranën do të thoshte: “Ne, opozita, nuk bëhemi pjesë e një procesi të helmuar që në nisje!”. Në vend të kësaj, edhe për shkak të fobisë nga bojkoti, i përdorur dikur në mënyrë të gabuar, ai u bë palë në dështim, aty ku mund të ishte triumfues moral. 

I treti që duhet ta shohë në dritë të syrit këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese është presidenti i republikës. Mjeku i talentuar në CV dhe gjenerali i dikurshëm kurajoz i ushtrisë para se të hynte në zyrën e kreut të shtetit, firmosi një dekret të bazuar mbi këshillën dhe konsulencën e stafit të tij. Në të vetmen dalje publike – Top Channel me Grida Dumën – për të sqaruar dekretin e tij, presidenti Begaj tha se do të mbronte qëndrimin e tij në çdo rast. Një qëndrim që e shndërroi atë në një rrufepritëse të zemëratës së një koalicioni të gjerë, që nga opozita e zhurmshme tek maxhoranca memece, nga shumica e juristëve të pavarur e deri tek megalomanë e mitomanë që pretendojnë se janë më të drejtë se Solomoni dhe më të ndershëm se Krishti. Presidenti u bë target i sulmeve nga ajo pjese të politikës që më shumë se dëshirë për të fituar mbi kundërshtarin, ka nevojë të gjejë alibi të jashtme për humbjet dhe adresa të brendshme për të shkarkuar disfatat. Por edhe përtej kësaj, askush, me të gjitha gjasat, përfshi edhe Veliajn e izoluar, nuk do të shënjojë një efekt të rëndësishëm anësor të dekretit presidencial: shtimin e rrethanave urgjente që nxitën përshpejtimin e vendimit të gjykatës kushtetuese. Që në të kundërt, mund të shtyhej me dembelizmin klasik të institucioneve shqiptare deri në kalendat “turke”. 

Pjesa tjetër është vetëm histori banale e ripërsëritur shumë herë. Thirrjet për shkarkimin e presidentit nga opozita janë pjesë e të njëjtës historie e histerie që maxhoranca socialiste e drejtoi kundër Ilir Metës president në vitin 2019. Atëherë ish-presidenti nxorri një dekret që rrëzonte dekretin e tij për zgjedhjet lokale të qershorit të atij viti. Edhe atëherë, duke mos paragjykuar motivin e tij, Meta tentoi të bëjë gjënë e duhur politike, por me mjete të gabuara juridike. Shtyrja eventuale e zgjedhjeve në atë kohë do të shtendoste situatën kaotike që po kalonte vendi mbas djegies së mandateve nga PD, por kjo nuk mund të ndodhte me instrumentet që kishte në dorë presidenti. Presidenti mund të ishte vetëm spektator në një rrjedhë ngjarjesh ku ai kërkoi të marrë përsipër regjinë e tyre. 

Maxhoranca socialiste atëherë mblodhi firmat për shkarkimin që nuk ndodhi kurrë. Siç edhe ishte e udhës të ndodhte, në fakt. Kuturisja e demokratëve në të njëjtën tipologji lufte kur i dihet lehtësisht që në krye të herës rezultati, është një nga ato aktet që i ngjajnë veprimeve të dikujt që e ka tepruar pak me pijen dhe i thotë shokut të tavolinës në klubin e fshatit: “A vemë gjëkundi dhe bëjmë dyfek? Mbase dukemi trima dhe na këndojnë këngë trimash!”. E udhës dhe serioze në këtë kohë edhe dramatike, edhe komike, do të ishte krejt tjetër gjë. Të gjitha palët të pranojnë qetësisht një fakt të thjeshtë: Kësaj here funksionoi sistemi, që fatmirësisht i la të gjithë të pakënaqur! Dhe kjo nuk është pak për një Shqipëri të dehur nga anormaliteti. Përkundrazi! 

Next Post
Ministeriali i Procesit të Berlinit, Spiropali: Ballkani Perëndimor nuk është barrë, por potencial i pashfrytëzuar i Evropës

Ministeriali i Procesit të Berlinit, Spiropali: Ballkani Perëndimor nuk është barrë, por potencial i pashfrytëzuar i Evropës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In