• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Basti”/ Gjata sfidon deputetë që nuk iu bashkuan Kuvendit: Nëse ju pret baza unë jap dorëheqjen. Kanë frikë

by Java News
03/05/2022 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristi Çlirim Gjata, njëherësh anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, ka komentuar se çfarë ndodhi në Kuvendin e 30 prillit, dhe mungesën e 35 deputetëve.

I ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, Gjata tha se në 30 prill u krye bashkimi i PD.

I pyetur nga Xhokaxhi për deputetët që nuk morën pjesë, Gjata ka bërë një deklaratë të fortë ku tha se ata nuk i pret askush në bazë, duke shtuar se nëse ndonjë nga deputetët do të pritet nga baza ai do të japë dorëheqjen.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Pse konsiderohet që PD doli më e bashkuar nga Kuvendi, po të kemi parasysh bojkotin e 35 deputetëve?

Gjata: Sepse nuk pati asnjë demarsh apo kërkesë për përjashtime apo largime nga PD, u pranua ajo formulë të këshillit Kombëtar ku të gjithë deputetët janë anëtarë të Këshillit Kombëtar, ndërsa anëtarët e tjerë u zgjodhën nga anëtarësia. Ne që konkurruam mund edhe të mos ishim anëtarë të Këshillit Kombëtar, ata që ne patëm disa përplasje u zgjodhën automatikisht. Po të jap konkluzionin, në momentin që mund të kishte dhe pakënaqësi askush nuk u ngrit të kërkonte linçim ndaj atyre që janë shkaktarët kryesorë që PD është sot këtu.

Më duket budallallëk pse nuk erdhën në Kuvend. Fakti që këta 35 nuk vijnë në Kuvend, nuk tregon se PD është e përçarë, kjo është gabimi i tyre politik njësoj si djegia e mandateve. Do u thoja këtyre deputetëve shkon në bazë, nuk mund të fshihemi pas gishtit. Shumica e atyre deputetëve nuk shkojnë në bazë se kanë frikë.

Xhokaxhi: Meqënëse këta deputetë do të jenë pjesë e këshillit Kombëtar, nuk janë pak janë 35, një pjesë e këtyre deputetëve për të mos thënë pjesa më e madhe që njerëzit nuk u dinë emrin, baza nuk e di kush janë, pse duheshin zënë vendet kur mund të kishte njerëz të tjerë që e meritonin, mund të krijohen pakënaqësi?

Gjata: Sepse deshëm bashkimin, nuk deshëm që të kishte përplasje. 25 që thoni ju nuk janë pak, në Këshilli Kombëtar apo në parlament.

Xhokaxhi: Në parlament janë shumica ata?

Gjata: Ata nuk guxojnë të shkojnë në bazë dhe unë i sfidoj, hajdeni takoni njerëzit që u kam dhënë votat, po erdhën unë jap dorëheqjen e lë politikën. Grupi parlamentar ka misionin e vet bën opozitë brenda parlamentit dhe jashtë, ndërsa organizimin e partisë i bën partia me organizmat e saj. Deputetët si individë marrin pjesë, por nuk mundet grupi parlamentar të hyjë në punët e brendshme./m.j

Next Post
Gjyqtari belg apelon: Shqiptarët na pushtuan, blejnë bizneset dhe po pastrojnë paratë këtu!!

Gjyqtari belg apelon: Shqiptarët na pushtuan, blejnë bizneset dhe po pastrojnë paratë këtu!!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

April 1, 2026
Mbreti i Panairit

Ja si qelbet Kuba

April 1, 2026
Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

April 1, 2026
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

April 1, 2026
Qeveria miraton identitetin digjital, Ibrahimaj: Bord për filtrimin e investimeve të huaja në sektorët kritikë

Qeveria miraton identitetin digjital, Ibrahimaj: Bord për filtrimin e investimeve të huaja në sektorët kritikë

April 1, 2026
Baza MAGA e ndarë, Izraeli në krizë! A po humbet kontrolli mbi konfliktin?

Baza MAGA e ndarë, Izraeli në krizë! A po humbet kontrolli mbi konfliktin?

April 1, 2026
Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për 4 të pandehurit e dosjes “Bankers”

Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për 4 të pandehurit e dosjes “Bankers”

April 1, 2026
Majko: Dekreti i Metës për Begajn një surprizë pozitive, nuk e kishte për detyrë nga Turqia

“Po lirojnë të korruptuarit”, PD letër ambasadave në Tiranë: Monitoroni Gjykatën e Lartë

April 1, 2026
VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In