• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bastet online, drejtësia italiane: Vëllezërit Tare nuk janë nën hetim

by A R
29/11/2018 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dalin në dritë të dhëna të reja rreth operacionit të pak ditëve më parë në Itali, ku u godit një grup i organizuar me shtrirje në disa shtete të Europës që kontrollonte bastet online.

Autoritetet italiane konfirmojnë se vëllezërit Tare, nuk rezultojnë të jenë të përfshirë në skemën e pastrimit të parave nëpërmjet basteve online.

Në dokumentet e lëshuar nga Prokuroria e Barit thuhet se, Igli Tare dhe Agron Tare, nuk janë persona nën hetim.

Emri i ish-futbollistit të kombëtares shqiptare të futbollit dhe i vëllait të tij u përmenden gjatë një operacioni të pak ditëve më parë përveç Italisë u shtri edhe në disa shtete të tjera.

Rrjeti mafioz u godit pas hetimit që zgjati disa muaj.

68 persona u arrestuan dhe mbi 1 miliard euro asete u sekuestruan në zonat e Pulias, Kalabrisë dhe Sicilisë.

Por aktiviteti shtrihej në shumë vende të tjera të Europës, përfshi edhe Shqipërinë.

Grupet mafioze blinin kryesisht në Maltë licencat për të hapur baste online, duke shmangur legjislacionin italian.

Me anë të pikave të basteve të ngritura në disa qytete në Itali, ata u ofronin këtë shërbim lojtarëve, por paratë nuk kalonin nëpërmjet sistemit bankar.

Fitimet ishin investuar kryesisht në pasuri të paluajtshme.

Një fakt që shtoi dyshimet lidhur me personat e përfshirë, është jeta e luksit që ata bënin.

Janë mbajtur nën vëzhgim rrjetet e tyre sociale, ku ata publikonin fotografi me makina, ora, por edhe udhëtime luksoze, duke mos arritur të justifikonin të ardhurat.

Por çfare roli ka pasur tjetër Shqipëria në gjithë këtë histori? Skema e mashtrimit, ishte e ndërtuar me anë të një kompanie të regjistruar në Kuraçao, e cila është tërësisht në pronësi të një kompanie shqiptare “Remonte Betting solution”, pronë e faqes së internetit “Revolutionbet365.com”, që përdorej nga grupet mafioze.

Për pastrimin e parave, ato depozitoheshin në llogarinë e kompanisë në Kuraçao, një ishull në Karaibe, më pas transferoheshin në Shqipëri, për të shkuar përsëri në Curaçao dhe me pas kaloni në Itali, si para të pastra. /b.d

Next Post
Bën sërish shqiponjën, mediat angleze paralajmërojnë Xhakën

Bën sërish shqiponjën, mediat angleze paralajmërojnë Xhakën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre emra për një post: Rama, Bajrami dhe Gashi synojnë kreun e LDK-së!

Tre emra për një post: Rama, Bajrami dhe Gashi synojnë kreun e LDK-së!

November 10, 2026
Me pamje të kuruar dhe e buzëqeshur, këngëtarja Parashqevi Simaku “rishfaqet” pas disa muajsh! Ndan dhe një mesazh për shqiptarët

Me pamje të kuruar dhe e buzëqeshur, këngëtarja Parashqevi Simaku “rishfaqet” pas disa muajsh! Ndan dhe një mesazh për shqiptarët

November 10, 2026
“Në 10 vite reformë nuk kemi ndërtuar asnjë Gjykatë”- Kreu i KLGJ kërkon troje dhe 199 punonjës! Xhafaj kritika ‘Illyrian Guard’: Shtet brenda shtetit!

“Në 10 vite reformë nuk kemi ndërtuar asnjë Gjykatë”- Kreu i KLGJ kërkon troje dhe 199 punonjës! Xhafaj kritika ‘Illyrian Guard’: Shtet brenda shtetit!

November 10, 2026
“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

November 10, 2026
Buxheti për arsimin, Kumbaro në Komision: Prioritet plani social dhe gjithëpërfshirja në arsimin parauniversitar!

Buxheti për arsimin, Kumbaro në Komision: Prioritet plani social dhe gjithëpërfshirja në arsimin parauniversitar!

November 10, 2026
“Arrestimet nuk mjaftojnë”- Ministri Demo në konferencën me GdF: Lufta kundër krimit nuk është garë statistikash, goditje krimit!

“Arrestimet nuk mjaftojnë”- Ministri Demo në konferencën me GdF: Lufta kundër krimit nuk është garë statistikash, goditje krimit!

November 10, 2026
“Procesi i anëtarësimit prek çdo shtresë”- Ambasadorja e BE takohet me Shoqërinë Civile për Progres-Raportin: Ligjet të mbështeten me buxhet!

“Procesi i anëtarësimit prek çdo shtresë”- Ambasadorja e BE takohet me Shoqërinë Civile për Progres-Raportin: Ligjet të mbështeten me buxhet!

November 10, 2026
VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme!

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme!

November 10, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

Ata që jetojnë në fshat mund “të blejnë” vite pune për pension! Afati i fundit më 31 dhjetor 2026, ja si të veproni

November 10, 2026
“Gërdeci”/ Procesi ndaj Fatmir Mediut, Geraldo Durda: Një shkresë politike nuk mund të zëvendësojë drejtësinë! Një ish-senator në pension…

“Gërdeci”/ Procesi ndaj Fatmir Mediut, Geraldo Durda: Një shkresë politike nuk mund të zëvendësojë drejtësinë! Një ish-senator në pension…

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In