• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bastet ngadalësuan ekonominë shqiptare

by Java News
02/07/2019 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja ekonomike e Shqipërisë u ngadalësua ndjeshëm në tremujorin e parë të këtij viti e dëmtuar nga kriza energjetike, por edhe mbyllja e basteve. Sipas Institutit të Statistikave në tre muajt e parë të vitit, prodhimi i përgjithshëm kombëtar u zgjerua me vetëm 2.21 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, çka përbën rritjen më të ulët në 14 tremujor me radhë.

Të dhënat e detajuara nga INSTAT tregojnë se ngadalësimi i ekonomisë ka ardhur veçanërisht nga dy faktorë. E para është kriza energjetike si pasojë e thatësirës së madhe. Prodhimi I energjisë elektrike në vend gjatë tremujorit të parë të vitit u ul me 2.5 herë krahasuar me tremujorin e parë të 2018-ës.

Rënia drastike e prodhimit të energjisë ka patur ndikim të fortë në aktivitetin ekonomik të vendit. Sipas INSTAT, në tremujorin e parë, grupi I industrisë, energjisë dhe ujit kontribuoi negativisht me 0.81 pikë përqindje në rritjen ekonomike, një efekt negativ I ardhur tërësisht nga energjia, pasi industria ka qenë me rritje.

Por ndonëse impakti negativ I krizës energjetike ishte I pritshëm, ekonomia është dëmtuar jo pak edhe nga një tjetër faktor, mbyllja e menjëhershme e basteve dhe lojërave të tjera të fatit.

Sipas INSTAT, mbyllja e menjëhershme e basteve ndikoi me minus 0.5 pikë përqindje në rritjen ekonomike të tremujorit të parë.

Shqipëria është përballur me një situatë të ngjashme në aspektin ekonomik në vitin 2014, kur falimentoi kompania vendase ajrore bel air. Edhe atëherë mbyllja e bel air pati efekt negativ në rritjen ekonomike për pak tremujor.

Megjithatë ashtu si në rastin e bel air edhe efekti negativ nga mbyllja e basteve pritet të jetë i përkohshëm, madje më pak se një vit teksa paratë e këtij sektori kanalizohen gradualisht në sektorë të tjerë të ekonomisë, edhe më produktiv.(tch)

Next Post
Sulmoi KZAZ-në, arrestohet në kufi nënkryetari i PD-së së Dibrës

Sulmuan KZAZ-në në Dibër, Gjykata lë të lirë 13 të arrestuarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In