Kanë mbetur edhe tri javë e gjysmë deri në përballjen e parë për vitin 2017 të Përfaqësueses së Kosovës.Më 24 mars, djelmoshat tanë presin në Shkodër, Islandën, që vitin e kaluar mori pjesë në Evropianin e Francës.
Ndeshja është e vlefshme për grupin I kualifikues për Kampionatin Botëror “Rusi 2016”. Bastet ndërkombëtare kanë zbuluar kuotat për ndeshjen në fjalë.
Edhe pse Kosova është vendase, fitorja dhe barazimi i saj llogariten befasi tejet e madhe, derisa fitorja e mundshme e Islandës kuotohet me 1.17, shkruan “GazetaOlle.com”.
Fitorja e mundshme e djelmoshave të Albert Bunjakut kuotohet me 12.50, kurse barazimi me 7.25, përgatiti ”Gazeta Olle”. (b.an)